HRW Kodin Penal e quan të rrezikshëm për lirinë e mediave

Artikujt tjerė
- HRW Kodin Penal e quan të rrezikshëm për lirinë e mediave
- OSBE ndihmon Këshillat Komunalë për Siguri në Bashkësi
- Përleshje në Merdar, plagosën 24 policë të Kosovës
- Kush janë kandidatët për dekanë në UP
- Pavarësia e mbikëqyrur ua merr pushimin ministrave
- Serbët provokojnë policinë për Vidovdan
- BE-ja mbështetet te presidenti Nikoliq
- Policia e Kosovës siguron rregull për Vidovdanin e serbëve
- Ligjvënësit sot debatojnë për Projektligjin e shëndetësisë
- PDK-ja mobilizohet për ndryshim të Kodit
New York, 28 qershor - Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa urgjentë për të adresuar kërcënimin që nenet po ia bëjnë lirisë së mediave, që pavarësisht kundërshtimit në masë të gjerë, mbijetuan në Kodin e ri Penal, kanë vlerësuar zyrtarë të Human Rights Watch.
Më 22 qershor, për here të dytë, Kuvendi i Kosovës dështoi që të heqë nga Kodi i ri Penal, nenet që kriminalizojnë shpifjen dhe i detyrojnë gazetarët të zbulojnë burimet e tyre, pavarësisht thirrjeve nga vetë qeveria, presidenca dhe gazetarët që ato të hiqen. Kodi aktual Penal përmban nene të njëjta.
Dështimi i Kuvendit për të adresuar nenet problematike nënkupton se gazetarët që raportojnë mbi figurat publike ose korrupsionin rrezikojnë të trajtohen si kriminelë. Qeveria duhet të ndërmarrë hapa për të mbrojtur lirinë e mediave dhe gazetarinë e pavarur në Kosovë, ka thënë Lydia Gall, hulumtuese për Ballkanin dhe Evropën Lindore e Human Rights Watch, njoftojnë mediat.
Gall më tej thotë se varet nga Qeveria nëse e shfaqë përkushtimin e saj të sinqertë për të garantuar lirinë e medieve duke shfrytëzuar procedurat e Gjykatës Kushtetuese për tiu adresuar neneve 37 dhe 38.
Derisa kjo të mos ndodhë, masat restriktive do të vazhdojnë të kenë efekt në gazetarinë në Kosovë, u shpreh Gall.







