Rihapet pikëkalimi kufitar i Merdarit

Artikujt tjerė
- Pronari i SharrCemit mund të dënohet me 5 vjet burg
- Ndërhyrja e Grabovcit pengoi hetimin në Kuvend
- Partia e Jasharëve është Kosova
- Kodi Penal pritet të rikthehet në Kuvend të enjten
- Mbrojtja e Presidentes rrah një shofer veture
- Topi takoi Pacollin, zyrtarë të AAK-së dhe Vetëvendosjes
- Bashkëpunimi me Turqinë në të gjitha fushat me interes të dyanshëm
- FDH: Të zbardhen incidentet e 28 Qershorit
- Fuqizimi i grave, me rëndësi për reduktimin e varfërisë
- Rashiq takohet me homologen turke Shahin
Prishtinë, 28 qershor (E plotësuar) - Njoftohet se pikëkalimi kufitar ndërmjet Kosovës me Serbinë, Merdar, është rihapur. KTV raporton nga vendi i ngjarjes se tani nga të dy drejtimet komunikacioni po zhvillohet pa pengesa. Po ashtu njoftohet se situata aty duket e qetë. Megjithatë forca policore të Kosovës po monitorojnë situatën.
Pas incidenteve Kosova ka mbyllur kufirin me Serbinë
Prishtinë, 28 qershor - 11:43 - (E plotësuar) Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi bëri të ditur se pas incidenteve të mëngjesit në pikëkalimin me Serbinë, në Merdar, Kosova ka mbyllur përkohësisht kufirin.
Ai para ligjvënësve raportoi për zhvillimet incidentet, që kanë ndodhur sot në Mitrovicë e në Merdar, si pasojë e sjelljeve huligane të grupeve e individëve ekstremistë serbë. Në mbledhjen e Kuvendit ai tha se në këto incidente janë lënduar 32 policë, por asnjë me armë zjarri dhe asnjë rëndë.
Lëndimet kanë ndodhur pasi dy autobusë me serbë u ndaluan në Vushtrri nga Policia e Kosovës, të cilët jo vetëm që provokuan policinë por edhe manifestuan sjellje të rrezikshme, meqë ishin të dehur, prandaj u depërtuan përmes pikëkalimit në Merdar. Serbët këtu nga zona neutrale hodhën gurë mbi policët.
Për pasojë 32 policë u plagosën, nga të cilët 9 pati nevojë të trajtohen në QKUK. Ministri Rexhepi po ashtu tha se nuk janë përdorur armë as nga policia, as nga serbët.
Përleshje në Merdar, plagosën 24 policë të Kosovës
Prishtinë, 28 qershor - 10:43 - (E plotësuar) Lajmin për plagosjen e policëve e ka konfirmuar edhe ministri i brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po depërtonin nga Kosova për në Serbi një grup serbësh te pika kufitare në Merdar, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi.
Ai për REL tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të Policisë së Kosovës.
Rexhepi tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.
E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cervena Zvezdes), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lënduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gurë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.
Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë", theksoi ai.
Merdar, 28 qershor - Disa pjesëtarë të policisë së Kosovës janë lënduar në pikëkalimin kufitar në Merdar pasi ata janë gjuajtur me gjësende të ndryshme nga një grup serbësh të cilët kishin provuar të hynin në Kosovë pa paralajmëruar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka thënë se zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta, njofton KTV.
Burime të Kosovapress-it kanë njoftuar se turma ekstremiste të serbëve ka plagosur 24 policë të Republikës së Kosovës, deri sa kanë tentuar që në mënyrë të dhunshme të hynë në territorin e Republikës së Kosovës. Këto burime bëjnë të ditur se të plagosurit janë nga armë zjarri dhe mjete të forta.
Mediet serbe njoftojnë se sot në mëngjes në vendkalimin e Merdarit ka ndodhur një incident ndërmjet forcave të policisë së Kosovës dhe serbëve që deshën të hyjnë me dhunë në Kosovë për ditën e Vidovdanit. Gjatë ndërhyrjes janë palgosur 13 serbë të cilët janë dërguar në shtëpinë e shëndeti në Kurshumli, thanë këto medie.
Policia e Kosovë për rajonin e Mitrovicës, njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
"Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton REL.
"Policia me qellim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellë në piken kufitare ne Merdar, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës, njofton policia.
Me urdhër te prokurorit është hapur rasti Prishje e rendit dhe qetësisë publike, thuhet në njoftim.
Foto nga vendi i ngjarjes e gazetares së
KTV-së Arta Avdiu


xhevdeti29.06.2012/02:40
Policet skan guxuar tju kundervihen cetnikve keshtu e kishin urdherin nga Hasha dhe Rexha.Hasha dhe Rexha i urdheroine policet te demonstroine dhune vetem atehere kur jane ne pyetje shqiptaret e Vetevendosjes.

tonit08@hotmail.de28.06.2012/23:52
Policë te Kosoves shkoni bre vlla skejav se snë nuk kini ju,
ju veq emri qe ju shenon POLICE ne shpin e e bani per se rani per me shkije ,a per shiptar ju te fort jeni!!!

Diaspora28.06.2012/18:19
E Kosove e mjera Kosove po kush esht kate udhheq mir i ke punte po 100 populli i ka fajet jepnjav jepnjav votat ktyne ncnnnc edhe naj dite kan0 meju hi prap neper shpija Qetnikt.

Pripri28.06.2012/16:30
Ju luumte Policis se Kosoves..Ndersa Disa te Vetvendosjes ktyre Policve ju thojshin sikur dikur Policia e Serbis kur intervenojke Policia me majte Rendin.
Kjo POlici sot e mbrojti Territorin e Republikes se Kosoves ,JuLUMTE.

T. B. A28.06.2012/16:28
nuk eshte dasht mu rihap ma ky kufi

Ibra28.06.2012/16:00
ne MERDARE nc nc nc llogarite ne Merdare shkijet hine me pankarta me flamuje e mekonkarda e dhe besa bese na rrehin na brohorasin na shajne na fyejne e qka jo e na kqyrem e bajna sehir.

ida ibishi28.06.2012/15:36
kjo qeveri po na e merr ftyren me keto veprime te turpshme qe eshte ka i ben popullit te vet me gjith policin e kosoves .Se sikur te ishim shqiptare ne me siguri qe te gjithe d o te ishim te arrestuar!!!

atdhetari28.06.2012/15:31
70 protestues ka qen dasht me 10 polic me i ndalu ehde arrestu ,po ktu po shifet qe s kemi kurrfar policie ,marre.

austri28.06.2012/14:59
eh ku jeni polic he trima kogja po na provokoni neve diasporen per pushime ne kosov kshtu smbrohet shteti baco

resa28.06.2012/14:49
bash pajtona me komentin e koshares

agimi28.06.2012/14:11
UQK po i informoj qe luta dhe konflikti me serbin po vAZHDONE

gjakovari28.06.2012/14:00
policia me boh sulm bon me vv e jo me serb

luani28.06.2012/14:00
o babush arrestoni edhe dergoni ne dubrave pasi nuk po mundeni me be naje gje tjeter se ju sakatun me gure

mjeshtri28.06.2012/13:31
Ku i paten mbrojcet policia.

kosharja28.06.2012/13:22
70 serb i lendojnë 24 policë kjo është absurde,se ne shqiptaret jemi trima mes veti,kur ishin protetstuesit e VV Policia Kosoves lendonin protestues paqesor deri edhe nënkryetarin e kuvendit nuk janë të pergaditur as fizikisht as psigjikisht o policet e pk dhunës duhet me dhunë me ju pergjigj

Mergimi28.06.2012/13:06
E VV pse nuk ka dale tash m,e e mbrojt kufirin

Pejoni28.06.2012/11:52
70 Persona serb i kan lenduar 24 Polic Shqiptar??? Kur kan qen qindra Protestues paqčsor te Vetvendosjes sa Polic jan lenduar se thojshin kinse jan mbrojt Policia prej Demonstruesve??? Ku osht tani Bajram Rexhepi qe spo jep urdher per dhunč? Ku jon Qeverija qe 70 Serbč spo mundet mi pru nčn Kontroll? E sa i perket Vidvodanit, si kisha lon me festu ne Kosovč kurr, As Gjermania nuk shkon me festu Diten e humbjes se luftes ne Stalingrad !!! Po qeshtu osht kur osht Qeverija e brisht pa fund.

sana28.06.2012/11:41
Policia e Kosoves duhet perdorur dhune te skajshme ndaj çetnikeve rrugaq,sepse ata e njofin vetem ate...

kaltrina28.06.2012/11:39
sherim sa me te shpejt policeve dhe ishalla qevritaret ton ishalla po mledhin men

Tonii28.06.2012/11:32
Pse spat bomba po gur, pse ska te vdekur po vetem te plagosur, Bajram dhe Hashim me shum te tjer po e fundosin Kosoven

Kreshnik Gashi28.06.2012/11:11
Kryeminister.....fleeeniiiii fleniii.....

ylli28.06.2012/11:09
let e kan pas kta me vetvendosje ku jeni qitash kur duhet me kallxu veten mir po ju baht

Ilaz Qorri28.06.2012/11:05
o sa mire jau kane ba SHPKes....se vetevendosjen ne minus 24 grade e gujshin me uje te ftohte...RSOU eshte e forte veq me rreh shqiptare!hahaahaaa

Murati28.06.2012/11:04
Dy part qafen e thefshi, se jeni rras haram deri ne fyt.

ujkani28.06.2012/10:49
OJ Qeveri na kope krejt pse more i leni me ardhe prej serbis me festu keta qafira hubjen qe e kan pas prej turqve turpppppp o hashim








hasan krasniqi30.06.2012/00:07
po ja nin shum hashimit per polic te llapit aj vet osht mir