• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

BE-ja mbështetet te presidenti Nikoliq

Publikuar: 28.06.2012 - 09:25

Prishtinë, 28 qershor -  Nëse nuk kanë zgjidhje tjetër, zyrtarët evropianë preferojnë pasardhësin e Sheshelit në politikën serbe më shumë se atë të Sllobodan Millosheviqit. Partia e Progresistëve Serbe, tash e udhëhequr nga presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq e dalë nga partia e të akuzuarit për krime lufte, Vojisllav Sheshel, dhe ajo socialiste e “kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, pritet të formojnë koalicionin e ri qeverisës në Serbi. Derisa Tomisllav Nikoliq tashmë është zgjedhur president i shtetit që shkaktoi shumë luftëra në Ballkan, Ivica Daçiq, pritet të jetë kryeministër. Që të dy, kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt, të dy njerëzve që udhëhoqën luftërat gjenocidiale. Tomisllav Nikoliq, si ish-bashkëpunëtor i Sheshelit, dhe Ivica Daçiq, si ish- bashkëpunëtor i Millosheviqit, nuk kanë qenë të preferuarit e Perëndimit në politikën serbe. Por rezultati i zgjedhjeve të fundit ka mundësuar që koalicioni që udhëhoqi Serbinë edhe në kohën e luftës në Kosovë, të vijë sërish në pushtet. Progresistët janë pajtuar që Qeverinë të udhëheq Ivica Daçiq. Marrëveshja do të zyrtarizohet, posa ky i fundit ta pranojë udhëheqjen e ekzekutivit.

Evropianët mbështeten te presidenti Nikoliq në vazhdimin e rrugës evropiane të Serbisë dhe të përmirësimit edhe të marrëdhënieve me Kosovën.

 “Daçiq ka pasur shumë qëndrime destruktive. Nikoliq, ka shprehur kohëve të fundit qëllim të mirë që të drejtojë Serbinë drejt integrimit. Ne presim që ai ta bëjë këtë në praktikë”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë evropian, tek ka folur në kushte anonimiteti.

Qëndrim të ngjashëm kanë shprehur, edhe zyrtarë të afërt me procesin e dialogut Kosovë - Serbi. 



Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”  

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu