PDK-ja mobilizohet për ndryshim të Kodit

Artikujt tjerė
- Serbët provokojnë policinë për Vidovdan
- BE-ja mbështetet te presidenti Nikoliq
- Policia e Kosovës siguron rregull për Vidovdanin e serbëve
- Ligjvënësit sot debatojnë për Projektligjin e shëndetësisë
- PDK-ja mobilizohet për ndryshim të Kodit
- Divizioni për Siguri i Aviacionit Civil drejtohet nga i akuzuari
- Ska zgjidhje ushtarake për veriun, vetëm politike
- Topi të premten viziton Kosovën
- Grabanicasit ngrenë padi kundër fqinjëve serbë për krime lufte
- Blerja e veturave të Policisë, tenderi me dallavere?
Prishtinë, 28 qershor- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës të enjten do të insistojë ta fusë në rend dite të seancës plenare shqyrtimin në parim të Projektligjit për plotësim dhe ndryshim të Kodit Penal. Urgjenca e PDK-së për ti hequr nga Kodi tri nenet që sanksionojnë lirinë e medies faktikisht ka filluar që në ditën kur deputetët e kësaj partie me votat e tyre pro mbetjes së këtyre neneve në Kod, e quan në dorëheqje zëvendëskryeministrin dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ky i fundit ishte zotuar se do të largohej nga Qeveria nëse Kodi do të hynte në fuqi bashkë me nenet 37 dhe 38. Kështu edhe ngjau. Kryeministri, Hashim Thaçi, pasi e pranoi se ndihej i turpëruar nga votimi i disa deputetëve të tij, mblodhi kabinetin e ministrave dhe vendosi ta procedonte në Kuvend kërkesën për ndryshim të Kodit. Kërkesa u pranua të hënën pasdite, atëherë kur Kryesia e Kuvendit veç e kishte përgatitur rendin e ditës për dy seancat e radhës. Rrjedhimisht deputetëve të PDK-së u kanë mbetur dy opsione për tia arritur qëllimit: të parashtrojnë kërkesën për plotësimin e rendit të ditës dhe të kërkojnë shmangie nga Rregullorja e punës së Kuvendit. Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për legjislacion, Behar Selimi, ka konfirmuar për Kohën Ditore se para fillimit të seancës do tia dorëzojë kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, kërkesën me shkrim për futje të Kodit të plotësuar në rend dite.
Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore









shevernazi28.06.2012/09:40
jo vazhdoni ju PDK me nene e keni me e gjet sikurse Millosheviqi. Ngase askush ma spo ju tutet. Se ju nji popull smundeni as me e qit mendsh e as me e qferr por as me e ndërrue.