• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Thaçi: Dorëheqja e Kuçit, standard i munguar në Kosovë

Publikuar: 24.06.2012 - 15:32

Tiranë, 24 qershor – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai është takuar me homologun e tij, Sali Berisha të cilit, siç ka thënë Thaçi e ka informuar për hapat që po ndërmerr Kosovë për përmbylljen me sukses të pavarësisë dhe për zbatimin e plotë të dokumentit të Ahtisarit. “Besoj se në 2 korrik do kemi përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës dhe pastaj do t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave dhe integrimit në NATO dhe Bashkimin evropian”- deklaroi kryeministri Thaçi. Ai ka falënderuar kryeministrin Berisha dhe institucionet shqiptare për mbështetjen që i kanë dhënë ndërtimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës.  Ndërkaq kryeministri Berisha ka thënë se Kosova po përmbyll me sukses të plotë procesin e mbikëqyrjes së pavarësisë, e cila vjen si rezultat i një procesi të madh të zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit ligjor. 

Kryeministri Thaçi deklaroi sot në Tiranë se dorëheqja e zv/ministrit Hajredin Kuçi është bërë për shkaqe morale. Sipas Thaçit ky veprim instalon në Kosovë një standard të ri.

“Ka qene debat që është përcjellë me opinione të ndryshme, me diçka të re në Kosovë. Kuçi, bashkëpunëtor imi i ngushtë dhe njeri i suksesshëm në qeverinë e Kosovës i ka dhënë opinionet e tjera. Ka ndodhur ajo që ka ndodhur në parlamentin e Kosovës. Zv ministri kishte bërë një deklaratë publike që potenconte se nëse kalonin 3 nene do të dorëhiqej. Unë  kërkova menjëherë që nenet 37 e 38 të riprocedohen në Kuvend. Kuçi me veprimin e tij ka instaluar një standard të munguar në Kosovë, atë moral të fjalës së dhënë. Ai do mbetet bashkëpunëtor imi i ngushtë”, tha Thaçi gjatë një konference për shtyp në Tiranë pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën, , i pyetur rreth dorëheqjes së Hajredin Kuçit.

 

Komente (3)

arianiti25.06.2012/09:38

mos jep dorheqje o kryeminister. Mos u bon budall. See toni ma kurr kush e as tut skan me tbo hesap. RRi qaty ha e pi, e Kosoves i ka dal tymi ty kurr palla mos te han. Veq vehten kqyre, edhe shetiti kundrat nalt e posht.

gezim25.06.2012/08:47

Doreheqja e Juaj Zoti Kryeminister Standard qe shume po vonohet,nuk e di cka po pritni me. Plotesoni edhe ju Kete Standard.

Maliq Kurti24.06.2012/22:28

po cfare standardi, po ka kohe e del ne shesh kjo. Ende nuk pe dime pse u ba kjo, por nje e di qe eshte potez me ndonje prapavije

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CI kthjellėt
Tiranė 15°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell