Ivanoviq: Dialog pa shefat e shtetit dhe qeverisë

Artikujt tjerė
- Ivanoviq: Dialog pa shefat e shtetit dhe qeverisë
- Trajkoviq: Strukturat paralele, rreziku më i madh për mbijetesën e serbëve
- Ende herët për takimin Jahjaga - Nikoliq
- Kryeministri Thaçi sot viziton Tiranën zyrtare
- Haradinaj kthehet në Hagë
- Demolli: Reforma zgjedhore nuk përmbyllet deri në shtator
- SharrCemi u përpoq të mashtronte Doganën
- Dorëheqja e Kuçit i prin riformatizimit
- Buzhala e ka parë dorëheqjen e Kuçit si një tek prej qeveritari
- Thaçi ministrave: Kuçi do të rikthehet
Beograd, 24 qershor - Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq ka deklaruar se presidenti dhe kryeministri i ri i Serbisë nuk do të jenë pjesë e ekipit negociator serb në vazhdimin e dialogut me Prishtinën. Ai mendon se një gjë e tillë do të nënkuptonte njohje direkte, ose e tërthortë e pavarësisë së Kosovës.
Mendoj se presidenti, por edhe kryeministri i ardhshëm duhet të ruhen që të mos bien në këtë kurth, që të takohen në takime bilaterale me dikë që nuk e pranojnë, ka thënë Ivanoviq për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug.
Ai ka deklaruar se është e qartë që në ciklin e ardhshëm të dialogut me Kosovën do të hapen disa tema politike për të cilat duhet të ngrihen ekipe negociatore politike.
Mund të supozohet se në vendin tonë do të jetë një pozicion politik, por unë besoj se kjo do të varet nga qëndrimi i qeverisë së re serbe, tha ai.
Ivanoviq shtoi se edhe Prishtina duhet të përgjigjet me të njëjtën mënyrë duke thënë se te ta vështirë se do të mund të ngrihet niveli mbi atë të zëvendës- kryeministrit dhe se negociatorët duhet të jenë të pranueshëm për Serbinë, sepse përndryshe nuk do të ketë negociata.
Bisedimet teknike mes Kosovës e Serbisë, të lehtësuara nga Brukseli, u ndërprenë për shkak të zgjedhjeve parlamentare e presidenciale në Serbi, transmeton REL.
Nuk është caktuar ndonjë agjendë për rifillimin e tyre, ndërkohë, që ka zëra në rritje, se pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e mëhershme, nuk do ketë rinisje të tyre.
Bisedimet e nisura në mars të 2011 kanë prodhuar shtatë marrëveshje, por zbatimi i tyre, ka ngecur, dhe për këtë, si Kosova, ashtu edhe Bashkimi Evropian, fajin e ka hedhur te Beogradi zyrtar.









