Hajredin Kuçi dha dorëheqje

Artikujt tjerė
- Haradinaj kthehet në Hagë
- Demolli: Reforma zgjedhore nuk përmbyllet deri në shtator
- SharrCemi u përpoq të mashtronte Doganën
- Dorëheqja e Kuçit i prin riformatizimit
- Buzhala e ka parë dorëheqjen e Kuçit si një tek prej qeveritari
- Thaçi ministrave: Kuçi do të rikthehet
- Kodi Penal ngatërron PDK-në
- Jahjaga ngushëlloi presidentin e Çekisë, Vaclav Klaus
- Pa provim pranues në shtatë fakultete
- Vendimi i Kuvendit e ka kthyer Kosovën një hap prapa
Prishtinë, 2 qershor (E plotësuar) Ashtu si kishte paralajmëruar, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dha dorëheqje nga postet politike në Qeverinë e Kosovës. Ai njoftoi kështu në konferencën e shtypit që e mbajti ashtu si kishte premtuar pak çaste më parë, njofton KTV. Shkas për dorëheqje ishte miratimi i Kodit Penal me nenet 37 dhe 38 që ishin kontestuar nga mediet, shoqëria civile dhe Presidenca.
Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, njëherësh zëvendëskryeministër, me dorëheqjen e sotme ka zbatuar zotimin që ka dhënë më 27 prill të këtij viti, se nëse Kodi Penal i ri i Kosovës, me dy nene kundërthënëse 37 dhe 38, miratohet në formën siç është, atëherë ai do të paraqesë dorëheqje.
Ai ka ftuar presidenten Jahjaga që ti kthejë mbrapsht këto dy nene për amandamentim në Kuvend, gjë të cilën presidentja e ka bërë, por Kuvendi nuk ka miratuar ndryshimet, pasi procedura e votimit nuk ka sjellë 61 votat e kërkuara për hedhjen në rivotim.
Kodi Penal nuk ndryshon, Hajredin Kuçi paralajmëron dorëheqjen
Prishtinë, 2 qershor 14:55 - (E plotësuar) Zëvendëskryeministri i Kosovës, Prof. dr. Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar pritet që brenda ditës të japë dorëheqje.
Pas miratimit sot, nga Kuvendi, pa ndryshime të Kodit Penal të Kosovës me nenet 37 e 38, të kontestuara nga shoqëria civile, mediet dhe asociacione ndërkombëtare, për pasojë të kthimit për rishqyrtim nga Presidentja e Kosovës, Kuçi ka paralajmëruar një konferencë shtypi për sot, në të cilën pritet të japë dorëheqjen nga postet në Qeveri.
Kuvendi lë në fuqi nenet 37 dhe 38
Prishtinë, 22 qershor - 14:37 - Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) është tmerruar me rezultatin e votimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuan kundër heqjes së neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal, thuhet në kumtesën e AGPK-së.
AGPK konsideron se me këtë vendim, Kuvendi e ka fundosur lirinë e shtypit në Kosovë.
Votimi i deputetëve tregon për papjekuri politike dhe tendenca diktatoriale ndaj lirisë së shtypit dhe të shprehjes në Kosovë.


Rahman Rama22.06.2012/23:09
Hajredin Kuci,i vetmi qe e mbajti fjalen e dhene publikisht! U be bajraktar per te tregu se si duhet te sillen pushtetaret kur dicka nuk eshte ne rregull!
Ka vendos me e braktis postin, per ta fitu popullaritetin!

syla22.06.2012/23:01
shum mir ke ba zoti kuqi qe ke dhan dorheqje po u duft me i bind edhe koleget e tjer te qeveris e tjapin krejt dorheqje e kshtu shpeton populli i kosoves nga varfrija

xhevat krasniqi22.06.2012/23:00
te lumte burat folin nje here

artani22.06.2012/22:53
politik o kjo ,,tash shkon ose nvan te Dino Asanaj se ka pare ma shum ,ose bohet far rektori,,politik e kryemafijozit thaqit...DD

populli22.06.2012/19:53
kismet PRESIDENT tash

goni22.06.2012/19:42
I fort je, se keshtu veprojne burrat...

LIKE22.06.2012/16:46
Kjo eshte per me ja ba ni LIKE!!!

Ilir Iliri22.06.2012/16:18
Si duket po jep shembull per te tjeret.

ermali22.06.2012/16:16
Pershendetje Kjo do të thot Kuqi kandidat per President gjdo gje me plan

deja 22.06.2012/16:06
hahahah rrnoft drenica

afrim nuli22.06.2012/16:05
hajt se tash emer vendin e ministres edita tahiri jemi msue ne mekto

fatmiri22.06.2012/16:04
me gzove u gzofsh

Kaprolli22.06.2012/16:03
Bravo!..Respect for guys like you!...

miku22.06.2012/16:00
te shohim ,se mundet mos me u miratu prej shefave te tij,por nese del e vertetë eshte nje veprim burreror qe rralle shihet ne Kosovë

Lulaj22.06.2012/15:37
Meshkujt nga Peja tregohen mjaft burre! Rrnoft Dukagjini dhe Besa e shejnte.

Mentor22.06.2012/15:36
Hajredin Kuqi, kryeminister i ardhshem i Kosoves.

bali22.06.2012/15:32
Vendim i mir zoti Kuqi po te gjith ata qe jen te ndergjegjshum duhet me braktis ket qeveri te korruptuar.

Getoar22.06.2012/15:25
Te lumte Hajredin, burr u kallxove!!!

xhim xhimi22.06.2012/15:06
Hajredin kuqi pak esht von po ni fjal e urt popullore thot me mir von se asnjiher.









Arbri23.06.2012/01:54
O ky i ka qu keto nene vet ne kuvend. Ministria qe e ka udheheq i ka draftu edhe propozu, per kete arsye esht dasht shume ma heret me dhane doreheqje. anyway, ky esht zanzibari qe ja ka gatu partia e tij. ketu duhet te marr fund ... era e tij