• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Doganat ende pa raport për maunet e bllokuara të “SharrCemit”

Publikuar: 22.06.2012 - 09:52

Prishtinë, 22 qershor - Doganat e Kosovës nuk kanë arritur t’i finalizojnë analizat e mostrave të marra nga maunet/cisternat e importuara nga “SharrCem”, për të treguar nëse kjo e fundit e ka shkelur vendimin e ministres së Tregtisë dhe të Industrisë që parasheh pagesën e një tarife prej 35 për qind në import të çimentos. Analizat e mostrave janë duke u bërë në laboratorin e Doganave të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Analiza tarifore janë në fazën përfundimtare”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës. “Përveç këtyre mostrave do t’u shikohet edhe importi i kësaj kompanie që është bërë në 3 vjetët e fundit”, ka shtuar ai.

Doganat e Kosovës i kanë bllokuar 12 maune të cilat ishin importuar nga “SharrCemi” nga Maqedonia.

“Dogana i ka bllokuar 12 maune/cisterna me ‘klinker’, e cila përdoret si lëndë e parë për prodhimin e çimentos, për shkak se dyshohet se një pjesë prej tyre janë me çimento të gatshme”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës.

Nëse vërtetohen dyshimet e Doganës së Kosovës që “SharrCem” ka bërë kundërvajtje, atëherë kjo kompani do të jetë e para që shkel vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, e i cili është marrë ekskluzivisht për mbrojtjen e kësaj kompanie që është e vetmja për prodhimin e çimentos.

Pas dyshimeve për kontrabandë kompania “SharrCem” e ka humbur besimin tek Doganat e Kosovës, të cilat kanë vendosur për pezullimin e procedurës së importit për këtë kompani.

“Doganat e Kosovës kësaj kompanie ia kanë pezulluar procedurën e importit. Kjo i bie që secila maune e kësaj kompanie duhet t’i nënshtrohet kontrollit dhe nuk do të aplikohen më procedura të thjeshtësuara”, ka thënë Stavileci.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell