• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Fqinjët serbë e romë të dyshuar për vrasjen e shqiptarëve

Publikuar: 22.06.2012 - 08:56

Prishtinë, 22 qershor – Shqiptarë, serbë e romë kishin jetuar në paqe në fshatin Krushë e Vogël deri më 23 mars 1999. Atë ditë serbët pakicë do të merrnin në dorë fatin e shqiptarëve shumicë. Pak orë para se të nisnin bombardimet e NATO-s mbi forcat ushtarake e policore të ish-Jugosllavisë, pothuajse të gjithë serbët e fshatit do të visheshin me uniforma të milicisë së Serbisë dhe do të armatoseshin me “Kallashnikovë”. Dy ditë më vonë ata do të nisnin një fushatë përndjekjesh e vrasjesh të shqiptarëve. Nuk do t’u shpëtonin as meshkujt 13 vjeç e pleqtë mbi 70 vjet.

54 serbë kryesisht të këtij fshati dhe dy romë dyshohen se janë përfshirë në vrasjen dhe djegien e trupave të 110 meshkujve të fshatit Krushë e Vogël, e cila konsiderohet si njëra prej masakrave më të mëdha në Kosovë. 

Prokurori i EULEX-it, Cezary Michalczuk, që punon në Prokurorinë e Qarkut të Prizrenit, ka identifikuar të dyshuarit të cilët i përshkruan si kriminelë mizorë që kanë vrarë fqinjët e tyre të pafajshëm.

Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore” 

Komente (7)

Arben22.06.2012/13:07

Cudi! Thuajse është gjë e re kjo.

Murrizi22.06.2012/11:31

Krimi kurr nuk vjetrohet.

Izber Pasjaqa22.06.2012/10:29

Po me duket vone tani qe sa vite e kriminelet serb dhe ata rom te jene te lire kur dihet se kush jane dhe ku jane.EULEX duhet gjurmuar keto raste te krimineleve serb qe kane kryer keto krime ndaj shqiptareve dhe tani sillen neper Kosove te lire.Pra EULEX mos rri por vepro e burgosi kriminel qe edhe ty po te sulmojn per qdo dite.

jakupi22.06.2012/10:20

qitash po ju bjen ne men a.deri qitash kan viedh e tash po ju bjen ner men per masakra.

shartari22.06.2012/10:17

Popra.e prap se prap miqesija me e madhe me ta se me vet vehten , Keshtu e ka qeverija nese edhe keta sjan te perlyer me taserbet veq si po shifet ne paqe pas luftes edhe qeverija si tash edhe gjat luftes ka kombinue me serbet, shifet pa syza

Altrim Berisha22.06.2012/09:28

Romet kane qene vete te perndjekun dhe diskriminum nga shoqerija e atehershme jugosllave, ata kane qene te shternguem nga maqinerija terroriste serbe,por asesi vullnetarisht

luli22.06.2012/09:26

DERI TASH KENI HUMBUR KOH DUKE POSHTRUAR LUFTETARET E LIRIS TANI KINSE DO TE FILLONI PUNEN KUNDER KRIMINELEVE SERB PO JU JERNI NJEJT KRIMINEL E KANIBAL MA ZI SE SERBET

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu