Fitou: Kushtëzimi i Kosovës për bisedimet me Serbinë, veprim normal

Artikujt tjerė
- BE-ja synon dialog liderësh të Serbisë e Kosovës
- Që nga nesër, pritet rritje e çmimit të rrymës 7.6 për qind
- Punëtorët e higjienës në QKUK paralajmërojnë grevë
- Kadetët e FSK-së në ushtrimin e përbashkët në në Krivollak të Maqedonisë
- EULEX dënon sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it
- Kuçi: Kosova po punon të ketë sistem modern të drejtësisë
- Ambasadori Fitou takohet me përfaqësuese të grave deputete
- Thaçi kërkon ndihmën e Bullgarisë për anëtarësim në BERZH dhe në UNESCO
- Shef i ri Divizionit këshillues të NATO-s për FSK-në, Michel Citadella
- Nota për arritjet e Kosovës
Prishtinë, 19 qershor - Ndërkombëtarët mbështesin zyrtarët e institucioneve të Kosovës që kushtëzojnë bisedimet me Serbinë deri në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Ambasadori francez në Kosovë, Jean-François Fitou ka thënë se ky kushtëzim nuk përbën agresion por është veprim normal sepse marrëveshjet që arrihen duhen implementuar.Mendoj se është normale të kërkosh që marrëveshjet të implementohen. Madje kjo ka shumë kuptim. Nuk është ndonjë gjë agresive apo ofenduese. Kur nënshkruan marrëveshje duhet ta implementosh atë dhe kjo është normale në diplomaci, ka thënë Fitou për portalin Dukagjini.
Madje, ambasadori francez thotë se gjatë vizitës së fundit në Bruksel, presidenti serb, Tomislav Nikoliq është njoftuar për përmbajtjen e marrëveshjeve të arritura dhe tani nuk duhet të ketë vend për keqinterpretim.
Duket se Nikoliq ka kërkuar interpretimin e BE-së për marrëveshjet e arritura në Bruksel në mënyrë që Serbia ti implementojë marrëveshjet të tilla, siç janë arritur, pra të kuptohen në të njëjtën mënyrë nga të gjithë dhe kjo mendoj se është një hap pozitiv, theksoi Fitou.
Ai ka shtuar se vizita e Nikoliqit në Bruksel është një hap tutje për qartësimin e marrëveshjeve dhe implementimin e tyre nga ana e Serbisë.











gjilani19.06.2012/21:29
eu ore z.ambasador sot thua keshtu e jam i bindur se pas disa dite del me deklarat tjeter ku dote thuash se disedimet duhet vazhduar pa kushtu. Merci bochou merci...