Pas sulmit me bomba, KFOR-i rrit gatishmërinë

Artikujt tjerė
- Ushtarët i presin armët dhe uniformat e reja
- Vetëvrasja e Dino Asanajt, e treta në familjen e tij
- Konfirmohet blerja e çmimit nga UP-ja
- Ban Ki-moon pritet ta vizitojë Kosovën
- Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në OIC
- BE-ja synon dialog liderësh të Serbisë e Kosovës
- Që nga nesër, pritet rritje e çmimit të rrymës 7.6 për qind
- Punëtorët e higjienës në QKUK paralajmërojnë grevë
- Kadetët e FSK-së në ushtrimin e përbashkët në në Krivollak të Maqedonisë
- EULEX dënon sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it
Mitrovicë, 19 qershor (E plotësuar) Pas sulmit me bomba dore në pikën kufitare Bërnjak, që njëherësh është edhe bazë e KFOR-it e improvizuar, KFOR-i ka shtuar numrin e ushtarëve dhe ka ngritur shkallën e gatishmërisë në nivelin më të lartë, merr vesh korrespondenti i Kohës Ditore në Mitrovicë. Po ashtu KFOR-i ka ngritur gjendjen e gatishmërisë edhe në pikën kufitare G1 në Jarinje të Leposaviqit, ka shtuar edhe praninë ushtarake të NATO-së.
Pas sulmit me bomba dore në pikëkalimin kufitare G 31 në Bërnjak të Zubin Potokut, pjesëtarët e KFOR-it rreth mesditës kanë liruar për qarkullim këtë pikë kufitare në mesë të Kosovës dhe Serbisë. Lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në pikën kufitare G 31 në veri të Kosovës është normalizuar sot, paka para mesditës.
Kontigjenti francez i KFOR-it bllokoi tërësisht këtë pikë kufitare për qarkullim pas sulmit me bomba, që ndodhi të martën rreth orës 4:00 të mëngjesit në G 3, në Bërnjak.
Sulmi në pikën kufitare në Bërrnjak, bazën e improvizuar të KFOR-it, vjen vetëm një ditë pas vrasjes në rrethana të pasqaruara të një ushtari italian të kontigjentit të KFOR-it, po në këtë zonë.
Bomba në Bërnjak, plagoset ushtari francez
Zubin Potok, 19 - 10:04 - qershor, Persona të panjohur kanë hedhur sot në mëngjes rreth orës katër dy bomba dore në pikëkalimin kufitar Bërnjak, afër Zubin Potokut. Mediet serbe njoftojnë se njëra bombë ka shpërthyer e tjetra jo. Bombat janë prodhim serb M75. sipas këtyre burimeve është plagosur një ushtar francez, por pa rrezik jete.
Njoftohet po ashtu se bombën pashpërthyer e kanë shkatërruar ushtarët e KFOR-it.
Ushtarët e kontingjentit francez të KFOR-it e kanë mbajtur të bllokuar drejtimin rrugor Mitrovic-Rribariq derisa nuk është bërë shpërthimi i kontrolluar i bombës.
Njoftohet po ashtu se pikëkalimi Bërnjak është hapur për komunikacion.
Zëdhënësi rajonal i policisë së Kosovës, Sali Mehmeti ka konfirmuar hedhjen e bombave bë Bërnjak dhe fillimin e hetimeve.
Të shtunën KFOR-i mbylli rrugët alternative rreth Bërnjakut.


gjilani19.06.2012/21:26
po per bese nuk po i kuptoj ma as keta ushtar te KFOR,it se qfar ndjenja kane ?! per qdo dite gjuhen me arme e bomba e plagosen dhe prap thojne se dota rrisim sigurin ? po habitem ! Po qoni keta te FSK,se e jAME I SIGURTE SE DOTA HAPIN KUFININ DHE KETA SERB DOTI FUSIN NE BURG DHE PUNA DOTE KRYHET, se u rrasem me llafe te ketyre kforistave...

peja19.06.2012/20:46
ket politik te flliqt e ka bo vetem qeveria jon bashk me europianet se me dasht per 24 or i hekin krejt kriminelet nga mitrovcia po ne kosovaret apo edhe gjith shqiptar nuk kena faj se kur ne i kemi lideret e partive hajnae kriminel te koroptum ather populli hjek keq te varfer fukara shtet plot krimine ndaq serb ndaq shqiptar ndaq nderkombetar internacional kriminela i ke ne kosov prej qeveris deri ne polici e dretsi

xxxxxxxxxxx19.06.2012/14:03
Po lexoj ne B92 nje komentator me shqetesim po lajmeron se serbet po planifikojne edhe metutje sulme ndaj KFORit, gjithmone te ndjekur nga ideja e tyre e marre se do t'ia arrijne ta ndajne veriun.

Ardiani19.06.2012/12:24
Po me dhimbsen qe po e hajn ushtaret se mu kon t'ishin qata qe po i kan urdherat n'dor mire jau kishin bo. Shkjau njef veq gjuhen e forces kurse keta i kan lazdru tej mase. Por nje faj shum te madh e kan keta "balat" e tone qe po na udheheqin, se me pas vepru mar e qysh duhet per ndertimin e shteti sot ishum ni hap me Malin e Zi filimin e negociatave per antarsim e jo henez marrja e udhrrefyesit per liberalizim dhe ne anen tjeter kercenimi i pashmangshem i dialogut politi i cili ma shum u llomotit prej neve shqiptareve se vet ata qe ishin per nje gje te tille, shkijet. Por perseri siq thone "sa te punojsh dhe qysh te punojsh ke me pas". E na s'jemi kerkah...






syla19.06.2012/22:28
BOLL KEQ U BA QE I KAN MBYLL KTO RRUGET E MALIT PER KTA KRIMINELET SERB MA SKAN KA ME FITUE LEK PO GJITHASHTU EDHE PER SHUM BIZNISMEN SHQIPTAR DO TE NDIHEN HUMJET NE SHUM BENZINSKA PUMPA NE KOSOV PO PRAP KTA SKAN PROBLEM SE JEN NE LIDHJE ME QEVERIN E KOSOVES SE KURRUPTUAR