Liderët kosovarë në SHBA për ligjërata

Artikujt tjerė
- Sot emërohet shefi i Zyrës se Mitrovicës së veriut
- Ushtarët i presin armët dhe uniformat e reja
- Vetëvrasja e Dino Asanajt, e treta në familjen e tij
- Konfirmohet blerja e çmimit nga UP-ja
- Ban Ki-moon pritet ta vizitojë Kosovën
- Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në OIC
- BE-ja synon dialog liderësh të Serbisë e Kosovës
- Që nga nesër, pritet rritje e çmimit të rrymës 7.6 për qind
- Punëtorët e higjienës në QKUK paralajmërojnë grevë
- Kadetët e FSK-së në ushtrimin e përbashkët në në Krivollak të Maqedonisë
Prishtinë, 19 qershor - Udhëheqësit e shtetit të Kosovës po e shfrytëzojnë periudhën para pushimeve verore që të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ditën kur presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, është kthyer nga qëndrimi në anën tjetër të Atlantikut, për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka udhëtuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Jahjaga gjatë vizitës së saj në SHBA ka mbajtur një ligjëratë në njërin nga universitetet atje. Ligjëratë do të mbajë edhe kryeparlamentari Krasniqi, por asnjëri prej tyre nuk është takuar me përfaqësues të nivelit të njëjtë në SHBA.
Në një njoftim të Kryesisë së Kuvendit thuhet se kryeparlamentari Jakup Krasniqi do të qëndrojë në SHBA për pesë ditë. Sipas njoftimit, kreu i Kuvendit është ftuar në këtë vizitë me ftesë të Komisionit të Kongresit të SHBA-së për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë. Përveç takimit me ftuesit, në agjendën që është përshkruar nga Kuvendi thuhet se kryeparlamentari do të mbajë edhe një ligjëratë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Më shumë lexoni sot në Koha Ditore


Amerikani19.06.2012/23:12
Amerikanet i incizojn keto ligjerata e mandej i shfaqin ne TV me mbishkrimin Ja si nuk ligjerohet!

evreni19.06.2012/23:08
pi thame qeto fjal se edhe qeto fjal i kish thane me siguri edhe hashimoviqi kjo eshte nje dite e madhe per teeeeeeeeeeeeeeeee gjith qytetart e republikes se kosoves nej dite historik po hin ne historinn e re teeeeeeeeeee kosoves nje dite e madhe nje kapituj i ri per historine e re teeeeeeeee kosoves o zot o zot u ba kupi tu kosoves me dhane ligjerata amerkianve me te vertet nej dite e madhe per ne lumit na

albi19.06.2012/21:09
as amerikant sjan met kerkushi qata armatim ju ka met si rusis veq kur te shperthen naj dite aramtimi tyre vetvetiu ti qet fare si ne rusi,22milion amerikan sillen rrugve pa pun pa gje,veq me krime merren te papunsurit ne usa,sod kush ika punet mir per lakmi asht nji shtet per momentin ne bot norvegjia pastrusin e paguan deri ne 3000 euro ne mujt mos te flasum per njerzt me profesion,amerikant e kan flliq ameriken me kriminalitet

Nina19.06.2012/20:11
Oooooooooooooo paramendoni Kupen e tu Kosoves tu fol anglisht.Hajde baci Kup hajde!

Graniti Shtime19.06.2012/14:00
po jav bojn more naj pytje studentat e amerikes e po metni me gishta ne goj po rrini ktu se mir jeni!

Sinan Pasha19.06.2012/12:59
ATA AMERIKANT KUR TI SHOFIN KTA DIBIDUSAT TUJ LIGJERU, ATA RELAKSOHEN, SE JU DOKET VEHTJA SI SHUM MA TE ARRIJTUR EDHE SESA QE JAN. DHE SE KTU QENDRON FAKTI E JO SE NEVE SKEMI EDHE ASI QE E MERITOJN, POR ATY SESHTE VENDI.

symbyl aga19.06.2012/12:22
Paramendoni ,udhehiqsat e KUSOVES me mbajt ligjerata para,Amerikanve A mundet me kon edhe kjo e vertet.

ferizajlia19.06.2012/11:41
e more kosovar mjer ju e mjer un qa na ka gjet kosova vendi i kriminelve ka me qen mbi 20 vjet edhe ngoni vizat kosoves pse 20 vjete kan me ju hjek edhe un kam qef kosova me u kan vendi me i mir ne ballkan por na nuk ishim as per shet e as per me rujt ni wc no coment ma shum

Burimi 19.06.2012/11:31
Agime komenti yte me ka shti te kesh, sepse pasqyron realitein ne lidhje me Jakupin, une nje gje e di Jakupi do ti fasionon amerikanet ne ligjerate me mosdijen e tij, por fatkeqesisht ne Kosove kjo mosdije eshte nje dije dhe nje vlere dhe kete e tregon rasti i zgjedhjeve ne Kaqanik,se ne jemi shume pak njerez qe perfaqesojme ndryshimin dhe revolten kundrejt te keqes, sepse kemi nje mentalitet mitik zgjedhor.

Ulpiana19.06.2012/10:19
I nderuari Agim, ma ke nxerrë gazin të qeshurit nga fundi i barkut, koment i qelluar. Kupa atje kur të mban ligjerata, nuk do të tregojë gjithë atë që din sepse ndodhë që edhe amerikanet e kopjojnë në të ardhmen, ai ka për të folë vetem atë qka ia kanë përkaditë në letër e kur të ngatërrohet duke lexuar e fute letren ne xhep e t ia futë përmendësh. Sa për shënzime mos ki merak o Gimi, së këta politikarët tane njiherë i marrim lekët e pastaj i hynë punës, mu si në Langstrasse të Cyrihit apo në Rue de Lausanne të Gjenevës. Ty dhe mua na ruajtë Zoti së këta diten e nuk diten, janë bërë SULLTANA tu Kosovës.

Agim19.06.2012/09:49
Kjo eshte krenaria e kombit. Me me thane dikush se e perjetoj me e pa shqiptarin me e thirre ne Amrike per ligjerim , nuk kisha me e besue kurren e kurres. Me i kenqur skam ku te jem. E tash, kur te shkoj herave te tjera ne Amerike apo edhe ne Europe do te krenohem se si ne ndihmojme boten perendimore duke shkembyer experiencat tona shkencore me ta. Bravo dhe veq perpara, por mos harroni me ju kerkue harxhimet"reimbursement" per shpenzimet e biletave dhe hoteleve se ne nuk shperndajme dije falas. Nese nuk ju paguajne shpenzimet mos ligjeroni se nuk na e dijne per nder.

INGA19.06.2012/09:35
wow ne kosovaret i japim mesim amerikes.
u kthy bota prap krejt a.

gjyltekini19.06.2012/09:35
ishte dasht edhe Sulejman Selimin me e que atje e edhe Hashim Thaqin see po kujtojn njerzit se ata as shqip spo dijkan me fol e lene ma anglisht. E me i bind ata.

linda19.06.2012/09:32
kur e lexova titullin, mendova qe kta po shkojn me mesu najsend

riki19.06.2012/09:18
Jane shume te mire me mbajt ligjerata neper universitete te njohura Amerikane, Atifetja dhe Jakupi. Atifetja ka fillu ma mir me i lidh fjalet kohen e fundit dhe ma pak gabime gjuhesore po ban.









Donat Kabashi20.06.2012/01:24
Fatkeqesisht me duhet te shkruaj edhe per nje gje te ju tregoj juve qe nuk e keni idene edhe thuani se " mburreni qe po ligjerojne ne Amerike e Evrope", se keta analfabete nuk dine shqip mire e lere me te ligjerojne ne anglishte. Kane qene edhe Sali Berisha, Edi Rama, Fatmir Sejdiu dhe kane ligjeruar ketu, nuk kam qene tek Sejdiu, por kam qene kur ligjeroj Berisha dhe e beri para shqiptareve, Edi Rama skishte 100 veta per ta degjuar ligjeraten, e kupes nashta i bohen nja 100 terrnakopa tone qe s'marrin ere nga shkenca, kultura, arti, e aq me pak politika,,,,ca te rryer me mirembajtjen e ndertesave te amerikaneve......nejse se spo e zgjas shume por shpresoj qe mbushen mend njerezit e Kosoves ti votojne njerezit e ditur e krahut te luftes t'iu japim medale dhe mirenjohje per punen e tyre ne kohen kur u desht ta benin, por me udheheqje te vendit nuk kane as lidhjen me te vogel me krye te tyre !