• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

LDK: Nuk jemi anëtarësuar në OPPE

Publikuar: 17.06.2012 - 15:03

Prishtinë, 17 qershor - Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka  sqaruar opinionin se ende nuk është anëtarësuar në Organizatën e Partive Popullore Evropiane. Ky sqarim bëhet pas publikimit të informacionit në disa media të vendit se LDK është bërë anëtare e këtij asociacioni.Bëhet e ditur se vendimi final për anëtarësimin e LDK-së në Organizatën e PPE-së do të merret në vjeshtë të këtij viti.

Në njoftim bëhet e ditur se LDK-në e ka vizituar një Komision faktmbledhës i Partive Popullore Evropiane, i përbërë nga përfaqësues të dhjetë shteteve dhe se ky Komision ka takuar Kryesinë e LDK-së, Forumin e Gruas, Forumin e Rinisë, Grupin Parlamentar, strukturat e tjera të partisë dhe subjekte të tjera.

“Në disa medie të vendit është dhënë lajmi i gabuar për anëtarësimin e LDK-së në Organizatën e Partive Popullore Evropiane. Siç tha dje në konferencë për medie kryesuesja e Komisionit, nënkryetarja e PPE, Vortman-Kol, Komisioni shkon me përshtypje dhe me vlerësimet më të larta për organizimin, punën dhe profilin e LDK-së, si parti e qendrës së djathë. Vendimi final për anëtarësimin e LDK-së në Organizatën e PPE do të merret në vjeshtë të këtij viti”, thuhet në kumtesë.

 

Komente (1)

arrita18.06.2012/09:13

ju ka dale boja edhe juve, po leni se nuk jeni hic ma te mire se rrencat e tjere,,,

1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CI kthjellėt
Shkup 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell