• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Jahjaga rrezikon reformën kushtetuese!

Publikuar: 17.06.2012 - 09:00

Prishtinë, 17 qershor - Dëshira e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që me çdo kusht të mbesë në kolltukun e të parës së vendit, mund t’u kushtojë shtrenjtë qytetarëve dhe institucioneve kosovare. Pretendimet e saj për të qëndruar pesë vjet në Presidencën e Kosovës, mund ta rrezikojë tërë punën që është bërë për reformën kushtetuese dhe zgjedhore, shkruan gazeta “Zëri”.

Sipas gazetës, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë deklaruar haptazi se nëse Gjykata Kushtetuese e hedh poshtë amendamentin e dhjetë të Kushtetutës, i cili e përcakton se mandati i Jahjagës përfundon gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së amendamentuar, atëherë LDK-ja nuk do t’i votojë amendamentet tjera, me ç’rast reforma kushtetuese do të rikthehet në pikën zero.

Pos LDK-së, të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe deputetët e Vetëvendosjes. Vota e tyre do të shkojë kundër amendamenteve për shkak se, sipas tyre, presidenti i ardhshëm do të duhej të zgjidhej në kuvend, sikurse që janë zgjedhur deri më tani, dhe jo me votat e drejtpërdrejta të qytetarëve.

Por, pavarësisht se Kosovës i kanoset rreziku që reforma kushtetuese të dështojë falë dëshirës së Jahjagës për të mbetur presidente, zyrtarët e Presidencës nuk janë në gjendje të deklarohen për këtë çështje.

I kontaktuar nga gazeta, Arbër Vllahiu, këshilltar për medie i presidentes Jahjaga, ka thënë se nuk komenton asgjë meqenëse Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka kryer procedurën e saj në raport me amendamentet dhe nuk ka marrë ndonjë vendim.

 

Komente (15)

suzana18.06.2012/09:07

Une,plotesisht pajtohem me komentuesin MINATORI,pra keta duhet ulur ne nje karige te keqe,se perndryshe nuk deshirojne ta lene kurre ate karrige te mallkuar,qe na moren ne qafe,asgje nuk punojne per popull,vetem shetisin neper bote,e ketu varferia e skajshme e ka kapluar pjesen dermuese te popullates.
Largohu sa me shpejt,oj presidente kukull,dore e zgjatur e THaqit,ti po vishesh e po pispillosesh me shpenzime te bugjetit te shtetit,thuase je manekine,e jo presidente,qe e ke per detyre te punosh per te miren e popullit dhe shtetit.
Ik,sa me shpejte,e mos u be hore,duke e lakmuar karigen,ik,ik,se po ju zene harami,e ju vjen taksirati kah nuk e kujtoni hiq,se Zoti eshte i madhe.

dardan18.06.2012/03:20

U tregu se po ja kana kariken pa asnje merite ...

Neska17.06.2012/21:06

Ju lutem Koha.net qe te ma qitni ket sms.Une mendoj se mazamakeq per neve kan e kena presidente o popull qonu se marum kjo asht presidente e kafiterive kjo nuk i ka dy lidhje turp per ta si kerkon prap me kan turp

Njohesi i Kushtetutes17.06.2012/18:35

Me duhet te ju informoj se kjo ska te drejt 1. Se pari Kushtetusja nuk do te duhej marr parasysh fare kerkesen e Presidentes 2. Kuvendi i Kosoves eshte institucioni me i lart dhe mund te ndrroj kushtetuten sa here qe te doje dhe si te doje me shumicen e parlamentit apo 23 shih neni 65 dhe mund te shkarkoj edhe presidenten 3. Cilido ndryshim i kushtetutes qe hyn ne fuqi duhet te respektohet dhe zbatohet pra siq edhe eshte shpallur pavarsia e Kosoves dhe miratuar nga Gjukata Nderkombetare 4. Zgjedhja e Fatmir Sejdiut ka qene me Kushtetuten e UNMIK te cilen nuk e ka shkelur dhe Shkarkimi ka qene pasi e ka shkelur kushtetuten e re te RK. 5. Nuk mund te jete President personi te cilit i shtohen ap olargohen kompetencat pra duhet te zgjedhet sipas ndryshimeve kushtetuese dhe 6. Zgjedhja e presidentit, procesi dhe zbatimi i kushtetutes duhet te futet ne dispozitat kalimtare Kapitulli XIV ku parashihet transicioni nga kushtetuta ekzistuese ne ate te miratuar.

Rrapi17.06.2012/18:29

Kjo duhet me u largu sa ma pare.
Nuk ka kuptim me vazhdu sepse nuk do ti sheh hajr askush perveq keshilltarve te saje.
Qone bre bal, ne polici.

flamur struga17.06.2012/17:35

Presidentja e Republikes se Kosoves,Atifete Jahjaga , me punen e saja te pa lodheshme ,po ben qe R e K te gezoi nje prestigj dhe te bej shum miq per popullin tone. Nuk duket e arsyeshme per ti nxjerrur telashe dhe per ti ber presione se eshte duke ber nje pune te shkelqyer,lini egot,mos i lakmoni shum karikeve po shihni mbeshteteni se puna e saj eshte plote suksese.

vebi5@hotmail.com17.06.2012/17:24

ec mori te shpija po ku je ka don mo ti po prej pakete je dal se u bom kahre kosova mo.

isaku17.06.2012/17:14

o valla lumt na per to si nje kukull as sfol as spunon u knaq tu u shetit pse me lshu kjo karigen jo kurr, veq mos te mujt,se veq te na ndodh prej plazhi e drejt ne kolltukun e prasidentit tash e tutje te gjith besoni se mund te beheni president edhe qe skeni prirje se na jena vend i QUDIRAVE dhe skerkohet as aftsi as prevoj te na presidenti eshte pa kriter .

wien 17.06.2012/16:30

po reformen e kan shkel tan e er presidenti nuk bahet nami

Shefqeti17.06.2012/11:49

Kete e bojn amerikanet. I thojn bo qishtu, e qashtu...qe me met ne presidence, se kjo s'i din kto dredhi... Garant alfabetin e habit... sdin gjo kjo!

petrit17.06.2012/11:44

o kta e rezikojn krejt kosovan kta kqyrin veq per vetin prej kurit kta ekan prit ket dit mu ul ne fotel shikoni se qavr vesheje e shtrejt kjo vishet 10 vish ma shtrejt se zonja klinton e knena femija e shkret skan buk me hongar dhe skan strehim ajt ajt mori jaga kamet met nji dit ne fyt nga zoti mos e haro kete

Di17.06.2012/11:20

Po besa ne na duhen ne institucione vetem njerez qe skane haber pse jane aty, si kjo gojemeshelta qe sdi dy fjale me i lidhe. Po si kete presidenten tone qe e kemi, as ne dyqan se kisha derguar me ble buke se ne vend te bukes kjo kishte sjelle krype

MINATORI17.06.2012/11:10

E besa ska faj kjo ka Fatmiri se i mësoj qysh duhet me e shkelë kushteutenë tani tëgjithë shkojnë asaj rruge se edhe vështirë me lëshue at ... rikë por në kosovë duhet me jau mbarue do me kungja nashta ma s ... pojnë me u ulë aty.Se nja me u ngulë tjerët ma nukë ... pojnë.

presheva17.06.2012/10:20

Ah ajo fotele shum e mire edhe vete e shtrjt po edhe te pasuron shum shpejt.Pse e bejne kete gje? Sepse nuk besojne kriminelat se ka edhe force me te madhe forca e Zotit por besojne vetem ne rrenat e vta dhe mendojne se jane bere forca me e madhe ne rruzullin tokesore.

istogasi17.06.2012/09:47

Gjykata kushtetuese duhet te mbroj kushtetutshemrine, e jo te merret me deklarata dhe marreveshje te kafehaneve. respekt per presidenten

1000  Karaktere
Prishtinė 28°CI kthjellėt
Tiranė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 33°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell