• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Pacolli mashtroi Antikorrupsionin

Publikuar: 17.06.2012 - 08:35

Prishtinë, 17 qershor – Behgjet Pacolli ka shërbyer me dokumentacion jovalid Agjencinë Kundër Korrupsionit, në përpjekjen e tij për ta bindur këtë institucion se nuk ishte gjendur në konflikt interesi kur shtatorin e vjetëm kishte nënshkruar në Nigeri memorandume në emër të bizneseve evropiane. Pavarësisht se kjo kishte funksionuar dhe nuk ishte konstatuar i tillë konflikt, tash janë hedhur dyshime edhe për falsifikim.

Antikorrupsioni pati hapur rastin ndaj zëvendëskryeministrit Pacolli menjëherë pasi “Koha Ditore” kishte raportuar sesi ai, duke qenë zëvendëskryeministër, kishte nënshkruar dy memorandume mirëkuptimi në cilësinë e përfaqësuesit të operatorëve ekonomikë “Seagas Services Ltd.” dhe “Seagas International Ltd.”. Të dyja mbajnë datën e 15 shtatorit të 2011-s. Njëri ishte lidhur me ministrin e Tregtisë dhe të Investimeve të Nigerisë, Olusegun Aganga, e tjetri me përfaqësuesin e kompanisë “GreenSpring Ltd”. Kjo, pavarësisht se zyrtarëve të lartë politikë u ndalohet të përfaqësojnë biznese gjatë kohës sa mbajnë poste publike.



(Në foto: Kopja e faqes ku shihet nënshkrimi i ministrit Aganga, në memorandumin që Pacolli ia ka prezantuar Antikorrupsionit. Bazuar në të, Antikorrupsioni kishte mbyllur rastin për konflikt interesi ndaj Pacollit )



(Gjerësisht sot në gazetën Koha Ditore)

 

Komente (24)

arben gervalla18.06.2012/05:56

nje njeri qe esht I zoti te gjitih e folim per te keq.ishte kane uki e dhija dhija ja bon uk ta pash.e uki I thot sa her ta kam pa une ty sen nuk kam than.edhe kjo pun sa her ka nenshkru tendere e shum kontrata ne emer te shtetit e kush nuk po ju ngux.niher bacolli u ba nami.po sesht e vertet po nejse.

sadiku17.06.2012/23:47

fatkeqsia ma e madhe per ne shqiptaret eshte qe ne nuk e vlersojm tonin veq te hujin....lene more njerin rahat se aj ka kontribu hallal ikoft..mos e xhelozoni po kshyrne veten qa kini ba per kosoven..

Afrim 17.06.2012/21:33

Ti Labinot e perkrah Pacollin por deri diku aj ka ber disa veüra te mira por mos e moho te gjitha veprat e tij se ky vetem me ndertesen Rilindja ka marr 14 miljon e sa tjera kshtu qe po ti kish nimu ky kosoves kish investu ne kosov e jo ti merr tenderet e shtetit te kish maru nji fabrik

adem krasniqi17.06.2012/17:38

e vertet mashtrimet qe bene pacolli pak njerez dijn por e verteta eshte se ky zoteri edhe dheun e kosoves dota shes po tu ju ipet shansa

Ylli17.06.2012/17:24

Pacolli me pase pushtet eshte edhe ma i keq se Thaqi. A ju ka shku ndonjehere ne mendje qysh ja ka nise ky punes ne zvicer? Qysh ka ardhe deri te paret e para? Si krejt shqyptart tjere, tuj i ba hyzmet plakave te zvicres, po ky kish pase fat se plaka e tij kish pase shume pasuri, e ky per fat te vetin i kish trashegu.

cimi17.06.2012/12:53

po lene mara rehat pacollin nuk i kshyrni se si po ju han per mend thaci e te tjeret po lene pacollin rehat o kosovar ...

Besim17.06.2012/12:26

Pse a hera e pare eshte qe po mashtron Pacolli dikend a? Pytni punetoret qe kane punu per te, sa rroga ju ka borgj, ky "humaniste".

BARDHI17.06.2012/12:09

Pacollin nga zgjedhjet e ardhshme nuk do ta shihni aty ku eshte, sepse ngadal po i del ftyra e vertet.Synim i tij eshte marrja e Trepces, nese e arrin kete synim mundohet te rin ne pushtet, nese jo do te largohet nga politika dhe do te tretet...

Gega17.06.2012/11:50

per Pacollin nuk duhen fakte ky njeri esht pro serb dhe pro rus,ne kosov mbron interesat serbe dhe ato personale.bashkfajtore esht qeverija e kosoves qe i mundeson Pacollit te veproj ne kosove.

Labinot Gashi17.06.2012/11:49

Per AirWien
I nderuar, nuk ka flete apo hapesire qe i nxe per te shkruar per te mirat qe ka bere zoti Pacolli per Kosoven. Po ti permendi disa
ne momentet me kritike te Kosoves ka punesuar mbi 4000 veta
ka ndertuar falas mbi 100 shtepi ne mbare Kosoven
Ka punesuar vetem ne Kosove ne bizneset e veta 2000 veta
Pjesen me te madhe te njohjeve ja ka sjelle Kosoves
Pagen e tij asnjehere nuk e shfrytezon por menjehere ju transferon familjeve skamnore
Mbi 30 studente marrin bursa cdo vit nga fondacioni i tij
Shume te semure sherohen ne bote nga fondacioni i tij
Universiteti Amerikan ne Kosove sot funksionon fale tij
Njeriu qe fare nuk e ka shfrytezuar poziten Qeverine, nuk ka shofer, nuk ka shpenzime te naftes, nuk merr meditje etj etj
E shume e shume tjera qe nuk lejone hapesira me i shenu.
Andaj, perkraheni njeriun qe punon e shiqoni keta te tjeret qe na shkaterruan.

pz17.06.2012/11:37

po une te tregoj ty jarane ku dote te takoj nje kafe edon apo drek apo darke ku preferon si et duashe ne pr apo pz ti nuk pe nejfek mire pacolin kjo eshte shpifje ndaje tije

Di17.06.2012/11:12

Cka po ua nin se a e ka mashtruar Jellcinin apo dikend tjeter jasht Kosoves, tregoni nese ka mashtruar e vjedh ketu ne Kosove dhe argumentojini me fakte. Pse ky aversion ndaj njerezeve te afte, te cilet mund te sjellin vetem te mira ketij vendi. Apo mos eshte ajo qe "vetem une jam ma i zoti, i dijshimi...". Apo ajo fjala e urte popullore "per inate te rese me vdekt djali" O mos vet per ne i kemi nxene hajnat me pele per dore dhe po i ledhatojme e lavderojme..............

DRENICAKU I FORT17.06.2012/11:00

PUNO PACOLL SAIPERKET KRITIKAV MOS JA VE VESHIN SE ME KET MILET SHUM ZOR OSHT

gjakova17.06.2012/11:00

Me mire shiqoni Thaqin Limaj dhe apongat e tjere qe na morren ftyren,kurse sa i perket Shokut Pacolli
ky eshte nje legjende e gjalle.turp.

fatmir bajgora17.06.2012/09:49

pse po habiteni per mashtrime te pacollit?
ai e ka mashtruar edhe jellcinin. vetem rugova i ndjere nuk ia ka var as ne zvicer dhe as ne kosove. nuk e ka lene t'iu afrohet aseteve te Kosoves qe tash i merr nga Thaci sikur tia kishte lene baba. por edhe baba po t'ia kishte lene, do te kishe pasur probleme me hisetaret tjer. vecse ne kosove ben cdo gje. krenohue me te e sidomos tani me hashim thaccin ne krye.medet per kosoven e me shume per ne!

nazi17.06.2012/09:46

Me te vertet eshte gjeja e vetme te cilen di ta bej Pacolli,te mashtroj dhe te perfitoj

avokati17.06.2012/09:43

Pse more merren shum gazetaret me pasurin e tij qe e ka krijuar me ne shtetet tjera me zotesin e tije ky far antiKorrupsioni me Hasana e Hysena le ti kqyrin pasurin e tyre edhe te Shikut a ju mban, ma te pasur dojne me nu ba njerzit qe kan ardhur me opinga te shkyne se pacolli kush nuk merret me ta ather ky far antikorrupsioni asht veq nje fars e Shikut.

ramiqifrancé17.06.2012/09:42

Nuk po shof asnje analizé financiare qé Pacolli paska démtuar Kosovén, pérkundrazi,Kosova pérfiton nga njerézit e rrallé siq éshté Ai.Nése e keni qéllim,gabimet formalojuridike, atéheré éshté pér té ju besuar.

kreshnik husaj17.06.2012/09:40

Pacolli eshte njeriu i vetem qe kontribon per Kosoven pa interesa personale andaj eshte e turpshme te flitet per te .
Shikojni PDK,LDK qe jan pasuri nga ndjersa e popullit dhe populli shqiptar nga mos dituria i perkrah .respek per pacollin

AriWien17.06.2012/09:38

O Zymer tregona qka beri per Kosove ky njeri ?

austri17.06.2012/09:29

per zotri pacollin kam respekt se e ka ndihmue kosoven si dhe shum familje me gjendje sociale njeri human e qka banen tjert per kosoven perveq hajni asgje tjeter e pacolli vetem qe gaboj qe bani kualicion me thaqin

daut17.06.2012/09:24

zymer merre qoje te shpia nese te duket aq i mir,po ky pe shfrytzon kosoven per interesat e veta ,se deri sa u ba kosova shtet ka bashkpunue me serbet rust e tj.nuk kam me qka te them per te por do te them se ne shqiptaret i harrojm shum shpejt te kqiat qka i ka ber per para vetem e vetem se i ka ndihmuat disa te varfer pek kete duhet ti falenderohmi a sa per ather jo te denojm por mos tja harrojm kurr se ni her tradhtar gjithhet tradhtar.

zymer gashi17.06.2012/09:01

Esht per keqardhje kjo qka shkruhet per njeriun mete sukseseshem ne Kosov esht per keqardhje qe mundohen me gjdo menyr ta njellosin nje njeri aq dinitoz aq te suxeseshem aq human Pacolli edht politikani me i sukseshem ne Kosov ne vendin ton ka aq shum njerz te pa sinqert sa qe esht tmerr me mendu ashtu per ket njeri aq human. ne duhet te mburremi me ket burr qe historija dute tregon se sa shum ka ber per Kosoven zotri Pacolli

Fatmiri17.06.2012/08:42

Është për keqardhje për të thënë, por pikërishtë kjo është gjëja që Pacolli di më së miri ta bëjë "Të mashtroj"!

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell