Thaçi kërkon investime saudite në Kosovë

Artikujt tjerė
- Presidentja Jahjaga takohet me guvernatorin e Iowa s
- KFOR ka bllokuar rrugët në drejtim të Zubin - Potokut
- Mojsiu dhe Mesiqi vizitojnë kompleksin Adem Jashari
- Pa zbatimin e marrëveshjeve nuk do të ketë bisedime
- BE-ja: Kosova ka shkelur CEFTA-n
- Kush po intervistohet lidhur me vetëvrasjen e Dino Asanajt
- Pacolli: Në Kosovë ska pasur luftë por konflikt
- Njerëzit në Serbi e kanë pranuar realitetin në Kosovë
- Përurohet Qendra e Përkujdesjes së Nënave dhe Fëmijëve
- Marrëveshje Kroaci-Kosovë për bashkëpunim ushtarak
Xheda, 15 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Behxhet Pacolli, u takua me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Saud Bin Fejsal, dhe zëvendësministrin e Jashtëm, Abdulaziz Ibn Abdullah Abdulaziz.
Në takim u bisedua gjerësisht për pozitën diplomatike të Kosovës, për kontributin e Arabisë Saudite gjatë dhe pas luftës. Kryeministri i Kosovës kërkoi që Arabia Saudite të ushtrojë ndikimin e saj në vendet e botës arabe të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Në vijim Thaçi elaboroi profilin e propagandës diplomatike të Beogradit zyrtar, që në kohën e luftës shqiptarët i akuzonte për fundamentalizëm, ndërsa sot krenohet me vendet e botës islamike që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri kërkoi që diplomacia e mbretërisë së Arabisë Saudite të ushtrojë ndikim tek qeveritë e Jemenit, Libanit, Egjiptit dhe Sudanit, në mënyrë që ta njohin sa më parë shtetin e Kosovës. Ai foli edhe për aspektin e sigurisë dhe të stabilitetit që ka krijuar pavarësia e Kosovës, duke nënvizuar idenë se vendi ynë është përcaktuar nga e ardhmja dhe jo e kaluara, kurse në fund tha se Kosova me stabilitetin e saj politik, infrastrukturën ligjore dhe potencialet është vend atraktiv për investime të sauditëve.











wien15.06.2012/21:59
a kryministri i ka ba lutje arabve te investojn ne firmat e vllaznive qe i ka ba miljonera e kan punte boshnjaket e novi pazarit ne austri ndertim turpi i kosoves