Në Lumbardh u përurua Kulla e pajtimit

Artikujt tjerė
- Presidentja Jahjaga takohet me guvernatorin e Iowa s
- KFOR ka bllokuar rrugët në drejtim të Zubin - Potokut
- Mojsiu dhe Mesiqi vizitojnë kompleksin Adem Jashari
- Pa zbatimin e marrëveshjeve nuk do të ketë bisedime
- BE-ja: Kosova ka shkelur CEFTA-n
- Kush po intervistohet lidhur me vetëvrasjen e Dino Asanajt
- Pacolli: Në Kosovë ska pasur luftë por konflikt
- Njerëzit në Serbi e kanë pranuar realitetin në Kosovë
- Përurohet Qendra e Përkujdesjes së Nënave dhe Fëmijëve
- Marrëveshje Kroaci-Kosovë për bashkëpunim ushtarak
Deçan, 15 qershor - Në kuadër të manifestimit të 15 dhe 16 qershorit, ditës së çlirimit të Deçanit, në fshatin Lumbardh të kësaj komune është bërë përurimi i Kullës së Pajtimit, e cila përkon me 22 vjetorin e fillimit të lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në këtë fshat e më pas në të gjithë Kosovën. Më 2 shkurt të vitit 1990, grupi nismëtar prej 25 të rinjsh e të rejash, nga ta 21 ish-të burgosur e të persekutuar politikisht, dhe të përkrahur nga profesorët tashmë të ndjerë, Anton Çetta dhe Zekeria Cana ia mësynë këtij fshati për të filluar këtë mision kaq të shenjtë e kaq human e fisnik, u tha ndër të tjera nga të pranishmit.
Rasim Selmanaj, kryetar i Deçanit, tha se kjo nismë kishte krijuar unitetin kombëtar për luftën çlirimtare. Kjo frymë uniteti ngriti lartë idealin për luftën e armatosur, kurse pushka dhe lufta e UÇK-së, e mbështetur nga populli, u bë kurorë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, tha ai. Zëvendës ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arbër Ndoçi tha se ky aktivitet i sotëm përkon edhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Populli i Kosovës, si lulja e kombit shqiptar, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me shpalljen e pavarësisë së vendit, tha ai.
Daut Haradinaj tha se pikërisht në këtë vend nisi lëvizja e madhe për ti shkulur themelet e Millosheviqit dhe të Jugosllavisë. Pikërisht në këtë vend i dhamë fund atij regjimi, i cili për vite na ndau nga Shqipëria, dhe sot kjo kullë në Lumbardh tregon më së miri shembullin më të mirë të unitetit dhe të bashkimit, tha ai.
Njëri ndër nismëtarët e parë të këtij aksioni të pajtimit të gjaqeve, hoxha Ajni Ramadani tha se kujtesa dhe burimet historike vërtetojnë se shqiptarët para kthesave të mëdha shoqërore e politike, në interes të ekzistimit substancial e të ardhmërisë kombëtare, kanë falur gjaqet dhe hasmëritë dhe kanë ndaluar e ndëshkuar vrasjet midis shqiptarëve.


Burim Lekaj15.06.2012/21:34
Boll mirë! Punë e madhe që pikërisht në Lumbardh nuk ishte fal gjaku, por veç ishte nxjerr një besë 3 mujore. Ndërsa gjaqet e para ishin fal në Raushiq, nga Buqollët. S'ka ndodh kjo para 100 vitesh që të harrohet a të falsikohet kaq vrazhdët. Çfarë i paska bërë Rasim Agës Raushiqi që më i afërt iu bë Lumbardhi?









De Niro16.06.2012/11:00
@Burimi
Ti leme anash detaljet por te fokusohemi ne te pergjithshmen.
Simbas teje edhe Kosova eshte pavarsuar si rezultat i daljes se UCK ne skene dhe te gjitha perpjekjet e perparshme dhe viktima nuk i merr parasysh.