Kryeministri Thaçi u prit nga Mbreti saudit Abdullah

Artikujt tjerė
- OBI premton angazhime për njohje të reja të Kosovës
- Pas Thaçit e Jahjagës, edhe Krasniqi shkon në SHBA
- Feith: Pavarësia e mbikëqyrur përfundon më 13 shtator
- Presidentja Jahjaga takohet me guvernatorin e Iowa s
- KFOR-i mbyll vendkalimet ilegale te Bërnjaku
- Mojsiu dhe Mesiqi vizitojnë kompleksin Adem Jashari
- Pa zbatimin e marrëveshjeve nuk do të ketë bisedime
- BE-ja: Kosova ka shkelur CEFTA-n
- Kush po intervistohet lidhur me vetëvrasjen e Dino Asanajt
- Pacolli: Në Kosovë ska pasur luftë por konflikt
Prishtinë, 15 qershor - Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Arabinë Saudite, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, u prit nga mbreti Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud. Në njoftimin për media të Kryeministrisë bëhet e ditur se ata diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për përkrahjen që Arabia Saudite i ka dhënë dhe po vazhdon ti japë Kosovës.
Gjatë takimit, kryeministri Thaçi e informoi mbretin Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud për zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës dhe vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve.
Kosova është një shtet, që shikon kah e ardhmja dhe punon për të ardhmen zhvillimore. Në këtë drejtim mbështetja e Arabisë Saudite është e mirëpritur theksoi kryeministri Thaçi.
Në takim u bisedua edhe për procesin e njohjeve të reja për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës. Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi kërkoi nga Mbreti Abdullah që Arabia Saudite ta ndihmojë Kosovën në këtë proces, posaçërisht tek ato vende të pa inkuadruara, që manipulohen nga diplomacia e Beogradit.
Kryeministri Thaçi gjatë takimit të sotëm falënderoi Arabinë Saudite për përkrahjen e Kosovës, si gjatë periudhës së luftës çlirimtare, ashtu edhe gjatë procesit të rindërtimit.
Në takim, kryeministri i Kosovës foli edhe për projektet e infrastrukturës rrugore, posaçërisht për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, dhe mori përkrahjen e Mbretit për investime përmes Bankës Islamike.
Nga ana e tij, Mbreti Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud shprehu vullnetin e Arabisë Saudite për ta përkrahur Republikën e Kosovës në vendet ku ka ndikim Arabia Saudite, si në procesin e njohjeve, ashtu edhe në ekonomi, investime dhe turizëm.


MEJDIU16.06.2012/07:32
JO që jam intuziast i kritikave po e kam prej mllefit që po më buron nga kjo zemër, që kurr nuk po pajtohet me këto dredhina që po i bahet këti kombi që nuk diti kurr me u gëzu. Merreni me mend të nderuar lexues ma kosovës nuk i ka mbet vend për investime perendimore thjesht se nuk kan kur far sigurie po e shifni për qdo ditë se si humbin njerzit pa gjurmë, tash ju kan drejtu vendeve arabe për investime tek ne shtrohet pyetja shka kan këto shtete me na investu , deri sot boll kan investu në mjekrra e fergje neser nuk pritet ma shumë vetëm se eksploziv e këto shtete të nderuar lexues për ne jan plotësisht të pa dëshiruara...

Ajni shahi16.06.2012/05:39
A, U. Qysh se paskan mar edhe Kusarken Liljen ma veti bre.








selvete rrustemi dada16.06.2012/11:27
sa bukur o zotri kryminister se ushtria qliritmtare tan me namaz e shahadet jon hye ne luft edhe ti mir shum si je shkue ne arabi suedite se gjithkush ku shkon ti as nuk din me shkue as nuk munet se ti deri ne penzion dote jsh kryminister se e ki falulltetin e historis e din mir