• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

KGJK-ja e përqendruar në procese të reformave

Publikuar: 29.05.2012 - 11:32

Prishtinë, 29 maj - Zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Aishe Qorraj-Berisha, ka deklaruar se institucioni në të cilin punon në vitin 2011 është përqendruar në procesin e reformave në tërë sistemin, me qëllim të krijimit të standardeve të sinkronizuara me standardet më të mira evropiane.

Sipas saj, veprimtaria e Këshillit... pikërisht në këtë drejtim është krijuar një kuadër ligjor, cilësor e bashkëkohor, të cilin Këshilli është i angazhuar të garantojë, të sigurojë dhe të krijojë kushte për zhvillimin e një drejtësie efektive, përmes një sistemi gjyqësor profesional, të paanshëm e të pavarur nga çdo lloj ndikimi politik.

Këto ditë është prezantuar Raporti i Punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2011, ku sipas Qorraj-Berisha, raporti në përgjithësi përfshin zhvillimet e përgjithshme në gjyqësorin e Kosovës, duke filluar nga aktivitetet e Këshillit, vendimet, procesi i emërimit të gjyqtarëve, strategjia shtetërore për reduktimin e lëndëve të vjetra, nxjerrja dhe zbatimi i rregulloreve dhe akteve tjera, procesi i zbatimit të ligjit të ri për gjykata, komisioni disiplinor, misioni i tij dhe përbërja, çështjet e buxhetit dhe personelit, si dhe statistikat e gjykatave.

Ajo në një intervistë për “Epokën e re”, deklaroi se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zbatuar me sukses të plotë dy sisteme të rëndësishme të Teknologjisë Informative nëpër gjykata: Sistemin për Publikimin e Orareve të Seancave Gjyqësore dhe Sistemin për Menaxhimin e të Hyrat Gjyqësore.

Sipas saj, sistemi elektronik për publikimin e orareve të seancave gjyqësore ka një rëndësi të veçantë për gjyqësorin e Kosovës, ku përmes këtij sistemi mundësohet publikimi i orareve të seancave në tabelat elektronike të vendosura në korridoret e gjykatave dhe palët e interesuara mund të marrin informata të plota të orarit të seancave gjyqësore. Informatat që publikohen në tabelat elektronike për orarin e seancave janë: numri i lëndës, data, koha dhe salla ku do të mbahet seanca, emri i gjykatësit etj.

Ka një vit të plotë që është vënë në zbatim edhe Sistemi për Menaxhimin e të Hyrave Gjyqësore përmes së cilit procedohen të gjitha pagesat e taksave gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit. Gjatë vitit 2011 përmes këtij sistemi janë proceduar pagesa me vlerë rreth 10.5 milion EURO si dhe barazimi i të hyrave nga bankat.

Ajo tha se me zbatimin e këtyre sistemeve KGJK-ja ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës, një sistem gjyqësor më efikas, transparent, llogaridhënës për punën e tij dhe i qasshëm për të gjithë. Ky sistem zbatohet pothuajse në të gjitha gjykatat duke përjashtuar gjykatat e Mitrovicës për shkak të mos funksionalizimit të tyre dhe Gjykata Komunale Klinë për shkak të renovimit të gjykatës.

Ndërkaq sa i përket Strategjisë Shtetërore për Reduktimin e Lëndëve të Vjetra, ajo tha se kjo Strategji është një ndër projektet me rëndësi të veçantë për KGJK-në, e miratuar më 18 nëntor 2010 e cila ka hy ne fuqi më 1 janar 2011 dhe se Zbatimi i kësaj Strategjie ka sjellë rezultate, pavarësisht shifrës, ne i konsiderojmë si të suksesshme. Duke e vënë në zbatim Strategjinë, KGJK ka menduar se do t’i sjellë dobi jo vetëm gjyqësorit, por edhe besueshmëri palëve dhe qytetarëve të Kosovës. Sidoqoftë, gjykatat janë treguar të suksesshme në raport me zbatimin e kësaj Strategjie edhe pse kemi hasur në probleme të ndryshme gjatë punës sonë, deri në këtë periudhë raportuese, Zbatimi i Strategjisë ka vijuar dhe është realizuar afërsisht sipas planit që KGJK-ja ia ka vënë vetes si detyrë primare.

Sa i përket të arriturave për këtë tre mujor, zëdhënësja e KGJK-së, thotë se koordinatori për Strategji Shtetërore për çdo tre muaj i raporton KGJK-së lidhur me progresin e lëndëve të vjetra dhe sfidat. Në raportin e fundit tre mujor gjendja në gjykatat tona është kjo:

Në nivel të përgjithshëm, gjyqësori i Kosovës ka arritur shkallë realizuese të Reduktimit të Lëndëve të Vjetra në 49,57 %.

Të gjitha Gjykatat Komunale për Kundërvajtje, në tërësi (100%) e kanë realizuar Strategjinë për Reduktimin e lëndëve të Vjetra.

Gjykata Supreme e Kosovës, ka arritur shkallën realizuese në 70,46

Gjykatat e Qarkut dhe Gjykatat Komunale nuk e kanë arritur shkallën realizuese mbi 40%.

Krahasuar numrin e gjyqtarëve, në veçanti të Gjykatave Komunale, sipas saj, është arritur progres i kënaqshëm në lëndët në lëmin Penale, ndërsa në lëndët në lëmin Civile do të duhej angazhim edhe më i shtuar se sa ai që ishte gjatë vitit 2011.

Rezultat të pa kënaqshëm kanë treguar Gjykatat Komunale në lëndët në lëmin e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale dhe Përmbarimet/Ekzekutimet Civile (kryesisht tek Dokumentet Autentike), pjesë e punës e cila kryesisht është e lidhur me stafin administrativ të gjykatës (nëpunësve përmbarimorë).

Ajo tha se të angazhuar për arritjen e objektivit kryesor të Strategjisë Shtetërore për Reduktimin e lëndëve të vjetra gjyqësore dhe në realizimin e objektivave ndihmëse janë: Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Sekretariati i KGJK-së, Njësia për shqyrtimin e Performancës Gjyqësore (NSHPGJ), Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD), Gjykatat, USAID/SEAD – Iniciativë e veçantë për përmbarimin e lëndëve civile, EULEX-i përmes këshilltarëve për KGJK.

Lidhur me vonesën e lëndëve ajo tha se gjyqësori kosovar aktualisht përballet me numër të madh të rasteve të trashëguara, puna individuale e një gjyqtari në kuadër të normave orientuese në zgjedhjen e lëndëve është mbi mesataren e normave orientuese. ”KGJK është në proces të emërimit të numrit të mjaftueshëm të gjyqtarëve dhe shpresojmë që prej vitit të ardhshëm do të zvogëlohet numri i rasteve të grumbulluara. Problem paraqesin lëndët përmbarimore ku përbejnë rreth gjysmën e lëndëve të grumbulluara. Në lëmin civile nuk paraqet problem afati kohor sa i përket çështjes së rrezikut të parashkrimit. Në lëmin penale vlen instituti i parashkrimit i cili nënkupton se nëse një çështje nuk zgjidhet brenda afatit ligjor, vije deri te parashkrimi. KGJK i ka sugjeruar gjyqtaret që të kujdesen që mos vij deri te një situatë e tillë”, deklaroi Qorraj-Berisha.

Lëndë të përmbaruara gjykatat kanë rreth 100 mijë, numri më i madh i lëndëve të përmbarimit kanë të bëjnë me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Postë-Telekomin e Kosovës (PTK), dhe kompani tjera publike.

Ajo tregoi se buxheti i KGJK për vitin 2011 ka qenë 17,000,892 euro, ose 9.8 euro për banor, ndërsa Këshilli për vitin 2012 ka kërkuar 21 milionë, por janë aprovuar 19 milion, kjo do të thotë, se për gjyqësorin buxheti i limituar mbetet sfidë.

Sa i përket emërimit që mund të jetë ndikuar politikisht, zëdhënësja tha se sa i përket legjislacionit gjyqësori është i pavarur nga pushtetet tjera, kjo garantohet edhe me aktin me të lart juridik Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Shpresojmë që në të ardhmen edhe ato vërejtje që kanë dal nga raportet e ndryshme te organizatave vendore dhe ndërkombëtare për përzgjedhjen e anëtarëve të KGJK me intencë se pjesa më e madhe e anëtarëve të përzgjidhen nga vet gjyqësori do të amandamentohet në Kushtetutë dhe Ligjin për KGJK.

”Andaj, procesi i emërimit nuk është i ndikuar absolutisht nga politika. Ndoshta në këtë vijë nuk ka politika asgjë, për shkak se këto janë procese edhe në kuadër të aktiviteteve të shpejta të zhvillimit, kur së pari është procedura e verifikimit dhe e vlerësimit të secilit kandidatë. Pa u kaluar këto faza të verifikimit dhe të hetimit të kandidatëve nuk mundem të vazhdojmë tutje me intervista dhe me propozime. Mirëpo, sa i përket KGJK-së ndoshta ka tendenca të ndikimit politik, por nuk kanë arritur të ndikojnë lidhur me propozimin e kandidatëve”, deklaroi ajo.

sipas saj, pozita të lejuara me buxhet të Republikës së Kosovës janë 392, të plotësuara janë 251, duke u plotësuar 102, në kuadër të këtyre janë edhe 26 pozita të rezervuara për minoritete.

Berisha-Qorraj, tha se Këshilli është i përkushtuar dhe do të vazhdojë të punojë e të angazhohet në krijimin e një gjyqësori funksional, të pavarur dhe transparent dhe njëkohësisht të krijojë kushte më të përshtatshme për punë, përmirësim dhe tejkalimin e të gjitha sfidave, të cilat po e përcjellin gjyqësorin kosovar në përgjithësi. Pavarësia e gjyqësorit është rruga drejt prosperitetit të Kosovës.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 14°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu