• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Bashkë për zvarritjen e ndryshimeve

Publikuar: 29.05.2012 - 10:18

Prishtinë, 29 maj - Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa arritën t’i shtyjnë zgjedhjet presidenciale, kurse tash po mendojnë ta lënë Atifete Jahjagën në Presidencë deri në fund të mandatit. Por, nuk përfundon këtu aleanca mes tyre.

Burime të gazetës “Express” thonë se lideri i PDK-së dhe ai i LDK-së, përmes shpikjes së bllokadës në Komisionin për Ndryshime Zgjedhore, po tentojnë t’i shtyjnë zgjedhjet nacionale në vitin 2014.

Nëse për arritjen e kompromisit për zgjedhjen e Atifete Jahjagës në postin e Presidentes së Republikës është dashur ndërhyrja e Ambasadorit Christopher Dell, tash është interesi për shtyrjen e zgjedhjeve ai që po i çon drejt një marrëveshjeje të re dy liderët kryesorë të vendit, Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën.

Sipas marrëveshjes së arritur mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit në prill të vitit 2011, zgjedhjet presidenciale është dashur të mbahen në pranverën e vitit 2012, e zgjedhjet nacionale diku në vjeshtën e vitit 2013.

Por tash, pa Behgjet Pacollin, Thaçi e Mustafa kanë thurur plane të tjera.

Burime të gazetës “Express”, të afërta me dy partitë kryesore në vend, thonë se pritet që Gjykata Kushtetuese ta konsiderojë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut Amendamentin e Dhjetë, ku parashihet fundi i mandatit të Presidentes aktuale.

Si rrjedhojë e kësaj situate, partitë politike nuk do të arrijnë ta nxjerrin Atifete Jahjagën nga Presidenca përmes procesit të ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç parashihej të ndodhte në prill të vitit të kaluar.

Në këtë situatë, janë vetëm dy mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale: e para nëse Atifete Jahjaga vendos vetë ta braktisë Presidencën dhe e dytë nëse partitë bëhen bashkë për ta shkarkuar atë përmes një votimi në Parlament.

Komente (5)

cici29.05.2012/21:20

NE KEND KA MBET KOSOVA ME U MENDUE SE QKA ME BAAAA DHE SE SI ME IA BAAA, DESHTAKUN E DESHTAKAVE GENJESHTAR.

burimi29.05.2012/14:13

bravo hashim, nje matrapaz nje i pa shkolluar nje i dyshuar per krime, ja hedhe secilit qe te del perpara, fatmirit ne bes ja hedhe, ramushin ne hage e dergove kurse tani kete te pabesin z. mustafa kishe i shkolluar, por mos harr i nderuar hashim se populli nuk eshte me ty e as me kete cinikun e ldkse apo me mire te them misionarin e ldkse i cili mision ka shkatrrimin e ldkse, shiko sa po dalin ne zgjedhje o i mjer se ti dhe te gjithe rreth teje jeni te mjer ju jeni te shantazhuar, ju jeni me dosje ju jeni te perfshir ne krim te organizuar dhe ate institucional.
e sa per te pa besin Isa mustafa ia them une se aje eshte dhurat per pdkne se sa te eshte ne krye te ldkse kurr ldk nuk do te fitoj

selim Kastrati29.05.2012/12:42

Ketyre u ka dal boja.Shqiptareve u duhet bashkimi e jo njerez qe burgosin ata qe kerkojne bashkim dhe nuk tregojne ne media.Po te ishin te mire do te kishin nxjerr ligje qe jane ne harmoni me normat morale e jo ligje per priviligje.A e luftojne korupcionin te korruptuarit?A e luftojne hajnine hajnat?Shikoni sa kemi barazi sociale.sa kemi kriminalitet,sa kemi funksionim te mekanizmave te shtetit.Keta jane gjaku i prishur i kombit sepse uji qe nuk ec nuk pihet.kur dalin ne tv un e nderroj kanalin.As ne SHBA nuk ka me shum se dy mandate,Keta duan ma shum.A kjo na qenka demokracia kur pushtetarii madhi bllokon kuvendin dhe gjyqet?Turpi i mbulofte per jete?Pytni familjet e veteraneve a thua paskan luftuar bijte e tyre per karigen e thaq gadafitPytni te papunet dhe pensioneret pse keta marrin 35 eu e deputeti qe ka rroge merr plus 250 eu meditje etj.qe kane nga dy e me shum rroga e privilegje sa as tito nuk i kishte.Per qfarë demokrcie e perpsketive flasin keta?A kane te drejte keta te flsin ne emer te popullit fukara qe se pyesin fare?Po prej kujt e moren mandatin me qene ne krye te shtetit keta mjarana byrakrat qe nuk i ka as europa?

Kordinatori29.05.2012/12:37

po i kordinojn punet me planet e veta jo me zgjidhjen e problemeve te popullit po me bizneste e veta se karika shum e embel po nje hamam jan si hashimi i shitun si ky putini i msheft njejt jan ne nje llegen han emjer populli qe pret diqka nga kta matrapaz se po shihen senet

jakupi29.05.2012/11:00

mjer kosova kush po e udheheq.pozit e opozit jon ... ,ldk.aak.akr te gjitha jon sahon lpirsa te thaqit.shkret shkret kjo tok e kosoves,e shkatrrun kto parti tradhtare

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė31°C
Tiranė33°CMe diell
Shkup34°CMe diell