Buja realizon kërkesat e SKV-së, zhbllokohet Rektorati

Artikujt tjerė
- Shqiptarët kanë përjetuar tepër shumë urrejtje, prandaj e duan paqen
- Jahjaga: Fëmijët, pasuria më e madhe e Kosovës
- Kosova, faktor stabiliteti në rajon
- Më 1 qershor skadon afati i targave të lëshuara nga Serbia
- Buja realizon kërkesat e SKV-së, zhbllokohet Rektorati
- Aksion i KFOR-it për heqje të barrikadave, serbët grumbullohen
- Zyrtarët i fshehin dhuratat
- KGJK-ja e përqendruar në procese të reformave
- Britania i siguroi Kosovës disa njohje
- Bashkë për zvarritjen e ndryshimeve
Prishtinë, 29 maj (E plotësuar) Ministria e Arsimit ka marrë vendim që dy studentët e Lëvizjes Studim, Kritikë, Veprim, të marrin pjesë në zgjedhjet studentore. Ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka komunikuar vendimin e tij në oborrin e rektoratit të Universitetit të Prishtinës, se të gjithë studentëve u lejohet të marrin pjesë në zgjedhjet studentore, raportoi pak më parë RTK. Më ketë vendim janë pajtuar studentët e Lëvizjes studentore Studim, Kritikë, Veprim, të cilët e ndërprenë protestën e tyre.
Ministri i Arsimit, Ramë Buja, e dërgoi personalisht para studentëve protestues, vendimin që ka marrë për mundësinë e pjesëmarrjes së studentëve të lëvizjes Studim Kritikë Veprim, në zgjedhjet studentore. Ministri Buja tha se ka marrë vendim që të mos i mohohet askujt e drejta për të kandiduar në zgjedhjet studentore.
Në bazë të nenit 50 të rregullores së universitetit kam të drejtë të marrë këtë vendim që mora sot dhe besoj se është konform të gjitha rregullave. Unë kam marrë këtë vendim që të mos e mohoj të drejtën e asnjë studenti as për të zgjedhur, as për tu zgjedhur. Un besoj që gjithçka është në rregull, ka thënë Buja.
Buja i luti studentët që të ndërprenë protestën dhe të përgatiten për të hyrë në procesin zgjedhor.
Në vendimin që ka marrë ministri i arsimit thuhet se të gjitha organizatave studentore të certifikuara iu lejohet pjesëmarrja në zgjedhje. Asnjë studenti të universitetit të Prishtinës nuk u mohohet e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur.
Të gjitha organizatat studentore të certifikuara për të marrë pjesë në zgjedhje dhe studentët obligohen të respektojnë rregullat e zgjedhjeve.
Aktivisti i lëvizjes, Rron Gjinovci, pas këtij vendimi, ftoi studentët që të shpërndahen. Ai i ftoi studentët që të organizohen për tiu përgjigjur me forma studentore padrejtësive që u bëhen.
I ftoj studentët dhe profesorët vullnet mirë që të punojnë për Universitetin e Prishtinës. Ndërkaq, porosis rektoratin, organizatat e tjera studentore që të përgatiten mirë sepse tash e tutje do të kenë punë me Studim Kritikë Veprim, tha ai.
Studentët e lëvizjes Studim Kritikë Veprim u tërhoqën së bashku me të gjitha mjetet e tyre nga hyrja e rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
SKV vazhdon ta mbajnë të bllokuar Rektoratin
Prishtinë, 29 maj - 10:33 - Një grup aktivistësh të Lëvizjes studentore Studim, Kritikë, Veprim, vazhdojnë që dje ta mbajnë të bllokuar hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Ata thonë se janë të vendosur të qëndrojnë aty deri sa të mos tërhiqet vendimi i Komisionit Zgjedhor të UP-së për mos lejimin e dy antarëve të kësaj lëvizjeje që të jenë pjesë e zgjedhjeve në këtë institucion.


Dugi29.05.2012/14:38
Mos u entuziazmoni aq shume ju komentues me kete garniture studentore, ngase qellimi i tyre nuk eshte kthimi i dinjitetit studentor kosovar, por marrja e pushtetit.
Nese te tjeret shfrytezohen nga partite tjera, kjo organizate ka lidhje ditrekte me VETEVENDOSJEN. Kjo i bjen jo Ali Hoxha po Hoxhe Alija.

Rozelita29.05.2012/13:51
Turp per rektoratin e UP se ne cfare gjendje eshte fundosur.
Edhe studentet te dalin nga kllapia, ti shtyejn kerkesat e tyre me vendosmeri e solidaritet. Po te ishin cuar ne protesta masive per te kerkuar standarde e edukim dinjitoz ne kete univerzitet punet do ti kishin shume me mire.
Studente, mos lejoni te tallen me ju!
Mos lejoni qe politika t'ju percaje ne kerkesat e juaja per ate qe ju takon, EDUKIM te mirefillte ne sh.21!

pejonja29.05.2012/13:45
Duhet tu bashkangjitemi te gjith ketyre studentve vizionar, te cilet punojn per te hjek UPn nga kthedrat mafioze.

besi29.05.2012/13:34
bravo bravo, cfar shembull i qytetarise moderne.

shkambikosovar29.05.2012/13:16
Protestat e gjenerates sone studentore e dridhen1981tere diktaturen komuniste dhe shoviniste serbojugosllave...Populli i perkarahi me tere energjinqe pati sepse ata po shpalosnin pluhurin e roberis qe kishte mbuluar lirin e kombit...Levizja studetore SKV eshet brumi i levizjes se re te reformave jo vetem ne universitetin e oukpuar nga bandat kriminele antikombetare dhe mafioze por edhe te refomave te medha qe do te pasojn ditet dhe muajt e ardhshem... e keni jo vetem bekimin por edhe perkrahjen time dhe familjes sime te pakompromis deri ne qrrenjosjen e zgjebes qe ka kapluar UNIVERISTETIN dhe kombin ME FAT.!

Prindi Prishtinë29.05.2012/12:16
Turp për studentët tjerë të cilët nuk i bashkohen kësaj lëvizje studentore shqiptare dhe përparimtare. Me këtë lëvizje studentore po më duket po fillon një epokë e re. Po më duket sikurse studentët e viteve '80a kur e dridhën jo vetëm komunizmin në Kosovë por edhe në tërë ishJugosllavinë me kërkesat e tyre të drejta dhe sidomos me qëndresën e tyre heroike përballë makinerisë vrastare serboçetnike"shqiptaroUDBeske". Pra me lëvizjen studentore, të cilët po protestojnë pranë Rektoratit, Universiteti dhe sidomos Kosova shqiptare do të përfitonte shumë sikur këta do ta kishin edhe përkrahjen e studentëve tjerë shqiptarë në UP. Prandaj, t'i përkrahim këta studentë vizionarë për të ardhmen e arsimit superior shqiptar në Kosovë por edhe për të ardhmen shqiptare në përgjithësi. Ju priftë e mbara!









fshatari29.05.2012/14:39
Keni bere pune te mire ministri Buja, keshtu u tregoni keqperdoruesve se nuk mund da shfrytezojn poziten per te marr vendime kunder studenteve dhe e pershendes qendrimin protestues te studenteve sikur dhe largimin dinjitoz te tyre. me dhimbsen frikacaket qe kerkojn shpetim permes servilitetit dhe metodave mohuese per garim fer dhe demokratik. luftofitoje voten fitoj kush fitoj, por mos moho demokracine per te tjeret.