Kërkohet edhe dialogu Prishtinë-Mitrovicë

Artikujt tjerė
- Erhard Drews nuk ka informata për rrjedhat e sotme në veri
- Kundërkorrupsioni mbyll rastin Pacolli
- Arrestohen kontrabandistët në Mitrovicë
- Qendër për 28 mijë tatimpaguesit e rajonit të Prishtinës
- Memorandum për mbetjet e hirit
- Shtyhet konkursi për drejtorë të klinikave të QKUK-së
- Veteranët kroatë të luftës e quajnë Prekazin vend të shenjtë
- Serbët mbrojnë barrikadat, KFOR-i tërhiqet
- Shqiptarët kanë përjetuar tepër shumë urrejtje, prandaj e duan paqen
- Jahjaga: Fëmijët, pasuria më e madhe e Kosovës
Prishtinë, 29 maj Parisi pret që pas krijimit të Qeverisë së re në Serbi Kosova të angazhohet në dy procese të dialogut: të vazhdojë dialogun për çështje teknike me veriun dhe të nisë dialogu me përfaqësuesit e qytetarëve të veriut.
Nuk duhen ngatërruar dy proceset. Dialogu në Bruksel është teknik dhe është treguar i frytshëm. Si i tillë duhet të vazhdojë, por Prishtina duhet të nisë të bisedojë edhe me Mitrovicën nëse mund të them kështu, Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me qytetarët e veriut, me përfaqësuesit e tyre atje, ka thënë ambasadori francez, Jean François Fitou, në një prononcim të shkurtër për Kohën Ditore.
Diplomati francez ka thënë se BE-ja duhet të bëjë presion te të dyja palët që marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun e lehtësuar nga Robert Cooper të zbatohen.
Procesi i dialogut teknik që ka prodhuar gjithsej shtatë marrëveshje ka hyrë në qorrsokak.
Kryeministri Thaçi dhe kabineti i tij në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar kanë hapur zyrën që do të funksionojë si komunë në veri të Mitrovicës dhe do të zëvendësojë UNMIK-un atje.
Kryeministri ka folur në disa paraqitje të tij publike për zbatimin e Ahtisaarit në veri dhe për dialogun me qytetarët atje.
Zëvendëskryeministri Slobodan Petroviq ka thënë se Zyra Administrative për veriun e Mitrovicës do të jetë komuna e re e asaj pjese të qytetit të ndarë.
Për fillim kemi themeluar Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës e cila nënkupton themelet e një komune të re që do të jetë funksionale në të ardhmen, ka thënë Petroviq.
Gazeta ka raportuar javën e kaluar se kryeministri Hashim Thaçi nuk do tia besojë dialogun për veriun kryenegociatores së deritanishme kosovare, Edita Tahiri.
Sipas burimeve të Kohës Ditore, kryeministri Thaçi po i mendon tre emra të stafit të tij, si përfaqësues të mundshëm të Kosovës në dialogun për veriun, që pritet të nisë në shtator. Këshilltari i kryeministrit, Bekim Çollaku, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, ose ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, janë tre emrat e përfolur si udhëheqës të dialogut të ri me qytetarët serbë në veri të Kosovës, e ku pritet që pas një kohe palë të jetë edhe Beogradi Gjerësisht në Kohën Ditore).







